29 Prill 2024

Projekti i Binjakëzimit përmbyll përkrahjen për ZAGj

Prishtinë, 7 shtator - Projekti i binjakëzim për përkrahjen e Zyrës së Auditorit Gjeneral (ZAGJ) përmbyll procesin dy vjeçar të dedikuar përmirësimit të cilësisë së auditimeve, transparences dhe efikasitetit në shpenzimet publike përmes përmirësimit të sistemit të menaxhimit financiar.

Gjatë kësaj periudhe, ekspertët nga Shtetet Anëtare të BE-së\' “Institucionet e Auditimit” kanë ofruar ndihmë dhe këshilla për ZAGJ me qëllim të arritjes së standardeve ndërkombëtare, që synojnë një auditim modern të sektorit publik, të pavarur nga degët tjera të pushtetit.

Një nga fushat kyçe ishte marrja e rolit udhëheqës në reformimin e kuadrit ligjor  të ZAGJ, nga një funksion i UNMIK-ut, në Institut Kombëtar, të paraparë sipas standardeve të BE-së dhe atyre ndërkombëtare. Gjithashtu, projekti ka ndihmuar në përmirësimin e kapaciteteve administrative dhe menaxhuese të Zyrës si dhe përmirësimeve të mëtejshme të metodologjisë së auditimeve dhe aftësive të auditimit të zyrtarëve të ZAGJ.

Melvin Asin, Zëvendës Drejtor i Operacioneve nga Zyra Ndërlidhëse e KE-së deklaroi \"I mirëpres zhvillimet e kryera nga Zyra e Auditorit Gjeneral në krijimin e një planprogrami efektiv të qeverisjes shoqërore në Kosovë. Zyra Ndërlidhëse e KE-së, do të vazhdoj të punoj krahas Institucioneve të Kosovës me qëllim që fondet publike të procesohen në mënyrë të sigurtë.\"

 Auditori Gjeneral, Lage Olofsson deklaroi se: Zyrat e Auditimit të Shteteve Anëtare të përfshira në këtë projekt kanë ofruar përkrahje të çmuar dhe së bashku kemi  arritur një progres të rëndësishëm në përmirësimin e kapaciteteve të ZAGJ-it, për të ofruar informata cilësore në përdorimin e fondeve publike, dhe  në përmirësimin e qeverisjes në mbarë sektorin publik në  Kosovë.\"

Ky projekt i binjakëzimit është menaxhuar nga Zyra Ndërlidhëse e KE-së si pjesë e  IPA-së 2008 dhe ka bashkëvepruar me Institucionet e Auditimit të Britanisë së Madhe, Slovenisë dhe Holandës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)