15 Maj 2024

Profiti i Raiffeisen Bank International arrin në 701 milionë euro

Vjenë, 29 gusht - Raiffeisen Bank International AG (RBI) ka arritur profit të konsoliduar (pas tatimit dhe kthimeve nga investimet tjera) prej 701 milionë Euro në gjashtë muajt e parë të vitit 2012.

Kjo paraqet një rritje prej 13.9 për qind në krahasim me gjysmën e parë të vitit të kaluar (qershor 2011: 615 milionë Euro).

Profiti para tatimit është rritur për 5.6 për qind në 927 milionë Euro (qershor 2011: 879 milionë Euro). Ndërsa profiti pas tatimit ishte 734 milionë Euro, një rritje prej 8.3 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (qershor 2011: 677 milionë Euro).

 Të hyrat për aksion janë rritur prej 2.65 Euro sa ishin në gjysmën e parë të vitit 2011 në 3.09 Euro në gjysmën e parë të vitit 2012, rritje kjo për 16.5 për qind.

\"Duke pasur parasysh rrethanat e vështira ekonomike në Eurozonë dhe përpjekjet tona të theksuara për rritjen e koeficientit për mjaftueshmërinë e kapitalit, jemi të kënaqur me rezultatet tona. Ne e kemi rritur dukshëm koeficientin e mjaftueshmërisë së kapitalit themeltar. Po ashtu e kemi përmbyllur procesin e blerjes së Polbank në fund të prillit, blerje kjo e cila e ka përmirësuar pozitën tonë në Poloni. Fakti që Evropa Qëndrore dhe Lindore ka shënuar një zhvillim më të hovshëm sesa Eurozona më bën të besoj se pjesa e dytë e vitit 2012 do të jetë më e mirë\", tha Herbert Stepic, drejtor ekzekutiv i Raiffeisen Bank International. 

Rritja e profitit para tatimit prej 6 për qind ishte pothuajse e njëjtë me rritjen e mesatares së kapitalit e cila shënoi një rritje për 6 për qind në krahasim me një vit më herët dhe arriti shifrën prej 10.7 miliardë Euro. Kthimi i kapitalit para tatimit ishte 17.3 për qind në pjesën e parë të vitit, 0.2 pikë përqindjeje më i lartë sesa në peridhën e njëjtë vitin e kaluar. Asetet e përgjithshme të RBI janë rritur që nga fillimi i vitit për 4 për qind ose 5.7 miliardë Euro dhe kanë arritur shifrën prej 152.7 miliardë Euro.

Numri i degëve afariste deri më 30 qershor 2012 ishte 3,153, një rritje prej 8 për qind në krahasim me  numrin e degëve më 31 dhjetor 2011. Kjo rritje ka ardhur si rezultat i konsolidimit të Polbank në muajin maj. Edhe numri i punonjësve në RBI shënoni një rritje prej 3 përqind në krahasim me numrin e punonjësve deri në fund të vitit 2011 duke arritur kështu në 60,918 punonjës. Ndërsa numri i klientëve deri në fund të qershorit 2012 ishte rreth 14.2 milionë.

Në vjeshtën e vitit 2011, për të forcuar më tutje sistemin financiar, Autoriteti Bankar Europian ka vendosur të zbatohen kërkesa më të rrepta për mjaftueshmërinë e kapitalit për më shumë se 70 banka që veprojnë në Unionin Evropian.

Si pjesë e kësaj iniciative, koeficienti i mjaftueshmërisë së kapitalit themeltar prej 9 për qind (kapital themeltar i definuar nga Autoriteti Bankar Europian) duhej të arrihej nga këto banka deri më 30 qershor 2012. Duke mos përfshirë profitin neto të arritur gjatë pjesës së parë të vitit, koeficienti i mjaftueshmërisë së kapitalit të Grupit RZB ishte 10.0 për qind. Ndërsa nëse përfshihet edhe profiti, ky koeficient arrin në 10.6.

Ndërsa, deri me 30 qershor 2012, kapitali themeltar i RBI ishte 10.1 për qind, ndërsa koeficienti i kapitalit ishte 10.6 për qind. Koeficienti i fondeve vetanake arriti në 14.8 për qind.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)