19 Prill 2024

Prodhimi i Brendshëm Bruto i Italisë arrin në 305 miliardë euro

Romë, 23 dhjetor - Drejtoria Kombëtare e Statistikës e Italisë publikoi të dhënat ku tregohet se nga korriku deri në shtatorin e këtij viti, Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) i këtij vendi kapi shifrën e 305,6 miliardë eurove duke shënuar një rritje me 0.3% në krahasim me tremujorin e dytë.

Gjithashtu pati edhe një rritje 1.1% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ky është tremujori i 3-të rradhazi që vihet re tendenca e rritjes. Përmasa e rritjes është më e lartë se ajo e parashikuar.

Sipas treguesve kryesorë makroekonomikë, importet u rritën 11.3% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, konsumi u rrit 0.2%, investimet në aktivet fikse u rritën 5% dhe eksportet u rritën me 8.7%.

Ndërsa nga ana e industrisë, vëllimi shtesë i industrisë u rrit 3% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, në sektorin e shërbimeve u rrit 0.3%, dhe në sektorin bujqësor ka pasur rënie 0.8%.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)