05 Maj 2024

Privatizimi proces i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik

Prishtinë, 1 qershor - Oda Ekonomike e Kosovës dhe Agjencia Kosovare e Privatizimit organizuan sot një tryezë kushtuar procesit të privatizimit me ç rast u theksua rëndësia e këtij procesi për zhvillimin ekonomik të vendit.

Kryetari i Odës, Safet Gërxhaliu theksoi nevojën e përkrahjes institucionale të procesit të privatizimit duke theksuar nevojën e shtyrjes përpara të këtij procesi.

“Kur bisedohet për procesin e privatizimit me siguri duhet te ndahet ne dy periudha. Jemi te vetëdijshëm qe periudha e kohës se AKM-se i ka pas vështirësitë e veta, qofte për hir te kompetencave te kufizuara, qofte per hir te ndarjes se përgjegjësisë  e cilat ne momente te caktuara ka qene e shëndruar ne një loje te ping pongun. Gjithashtu ka pas edhe njerëz te cilët nuk kane qene aq pro proceseve pozitive ne Kosove, te avancohet një proces i tille dhe te krijohen efektet pozitive”, tha kryetari Gërxhaliu duke lavdëruar qasjen shumë pozitive dhe transparente të menaxhmentit të AKP-së.

Drejtori menaxhues i AKP-së, Shkelzen Lluka  i informoi përfaqësuesit e komunitetit të biznesit lidhur me përcaktimet strategjike të AKP-së.

“Kemi trashëguar një sere problemesh nga AKM, kemi trashëguar probleme me ndërmarrjet e komercijalizuara, me ndërmarrjet e shitura përmes metodës te spin off-it special. Ne deri me tani kemi privatizuar 650 ndërmarrje te reja qe do te thotë se janë privatizua rreth 300 ndërmarrje shoqërore dhe nga to ka të hyra prej rreth 550 milion euro, te cilat ne i mbajmë ne mirëbesim për kreditoret dhe pronaret e mundshëm.\"

\"Ne kemi përshpejtuar ndarjen e 20 % për punëtorët. Ne mund te mburremi me te arriturat tona me biznes plan, mirëpo dihet qe në një institucion te tille, në një lëmi të tillë siç është privatizimi ka edhe defekte. Një nder defektet është edhe procesi i likuidimit mu për shkak te procedurave te tej zgjatura ligjore ne Oden e Veçantë e cila aktualisht nuk është edhe aq efikase”, tha drejtori i AKP-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)