05 Maj 2024

Pritet rënie ekonomike në Gjermani

Vjenë, 10 shtator - Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, (OECD) ka paralajmëruar nga mundësia e rikthimit të recesionit në vendet më të zhvilluara.

Pier Carlo Padoan tha se Gjermania mund të shënojë në tremujorin e katërt të këtij viti një rënie prej 1,4%.

\"Ajo që shohim ne është rënia e besimit në sektorin privat, në tregje dhe në sektorin e biznesit. Kjo për shkak të një politike të paqartë afatshkurtër dhe afatmesme.\"

Në Paris dhe Berlin këtë javë po mbahen këshillime për ndihmat e Greqisë dhe buxhetet e këtyre vendeve. Ministri francez i Financave, që do të jetë nikoqir i takimit të G7-s ,François Baroin tha:

\"Sa i përket rritjes ekonomike, të gjithë partnerët së bashku duhet të diskutojmë dhe të gjejmë zgjidhjet më të mira për të vazhduar zhvillimin, për të hapur vende të reja pune dhe për të kthyer borxhet.\"

Borxhet do të trajtohen edhe në një takim tjetër, kur të bëhet fjalë për rolin e bankave. Ministrat e financave të G7-s dhe presidentët e bankave qendrore duan të hartojnë një listë prej 28 bankave të rëndësishme për sistemin financiar.

Në rast rrezikimi të këtyre bankave, do të përdoreshin të gjitha mjetet për t\'i shpëtuar ato.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)