27 Prill 2024

Prishtina realizon projekte me partneritet publiko privat

Prishtinë, 7 korrik - Nënkryetari I Komunës së Prishtinës Abdullah Hoti gjatë takimit në Odën Ekonomike të Kosovës njoftoi kryetarin Safet Gërxhaliu dhe kryetarit e  Shoqatës së Ndërtimtarëve të Kosovës, Nebih Zariqi  mbi projektet e të Partneritetit Publiko-Privat të cilat Kuvendi Komunal i Prishtinës mund t’i implementojë së shpejti.

Ai theksoi se ka mundësi reale për forcimin e partneritetit publiko-privat ku biznesmenë kosovar do të mund të jenë pjesë e rëndësishme e implementimit të këtyre projekteve.

U theksua nevoja e bashkëpunimit në mes të Kuvendit Komunal të Prishtinës, Odës Ekonomike të Kosovës dhe komunitetit të biznesit me theks te vecantë në forcimin e dialogimit, realizimit të projekteve të përbashkëta, eliminim të burokracisë.

Kryetari i OEK-ut falënderoi Hoti për bashkëpunimin e deritanishëm duke dëshiruar që ky bashkëpunim të jetë edhe më i avancuar në të ardhmen.

Kryetari i Shoqatës së Ndërtimtarëve të Kosovës, Nebih Zariqi shprehi brengat e ndërtimtarëve Kosovar dhe i theksoi problemet me të cilat ballafaqohen ata në marrjen e lejeve për ndërtim dhe për procedurat burokratike të cilat në momente të caktuara po i tejkalojnë përmasat e durimit të ndërtimtarëve Kosovar dhe apeloi tek Hoti që të bëhet përshpejtim në dhënie të përgjegjës brenda afateve ligjore.

Sipas Zariqi, pakënaqësitë e biznesit janë të mëdha dhe në disa moment me tentativë radikale. Ai theksoi se duhet forcuar dialogimi dhe ky dialogim të jetë sensibilizues dhe të ndikoj në përmirësim të raporteve.

Hoti tha se është i vetëdijshëm për kërkesat e shumta në ndërtim por se lëndët po analizohen veç e veç dhe se ankesat e bizneseve janë në shqyrtim e sipër.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)