14 Maj 2024

Prishtina ankohet për mungesë buxheti, i teprojnë 17 milionë euro

Prishtinë, 21 shkurt - Afro 17 milionë euro ka rezultuar teprica e mjeteve që Komuna e Prishtinës nuk ka arritur t’i investojë gjatë vitit 2011. Këto mjete janë bartur në buxhetin e këtij viti.

Ky është viti i tretë që Komuna e Prishtinës bartë mjetë nga vitit në vit. Udhëheqësit e Prishtinës vazhdimisht janë ankuar për pamjaftueshmëri të buxhetit për projekte të mëdha për kryeqytetin.

Kjo bartje nga zyrtarët komunal është interpretuar të hënën si dëshmi e respektimit të normave ligjore dhe praktikave të mira të menaxhimit.

“Nuk bëhet fjalë për mjete të tepruara. Por për mjete të kontraktuara dhe të patransferuara në kontot përkatëse, ngase transferimi i mjeteve bëhet në bazë të disa raporteve vlerësuese nga puna në terren”, ka thënë Muhamet Gashi zëdhënës i Komunës së Prishtinës, shkruan Koha ditore.

Sipas tij, nga rreth 17 milionë euro të bartura nga viti i kaluar, 9 milionë euro janë të kontraktuara vetëm për sheshet e kryeqytetit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)