18 Prill 2024

Prezantohet Udhërrëfyesi i Dritares të Vetme Kombëtare

Prishtinë, 20 mars - Qeveria e Republikës së Kosovës, në kuadër të planeve për të përmirësuar mjedisin e të bërit biznes, me përkrahjen e Grupit të Bankës Botërore (IFC) ka ndërmarr një vlerësim për zbatim të konceptit të Dritares së Vetme Kombëtare (National Single Window).

Vlerësimi është udhëhequr nga ekipi i Bankës Botërore dhe zyrtarët e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, përkatësisht Doganës së Kosovës, si hisetar kryesor në këtë proces, duke përfshirë të gjitha institucionet që rregullojnë dhe mbikëqyrin tregtinë e jashtme të Republikës së Kosovës.

Udhërrëfyesi është përgatitur në përputhje me standardet ndërkombëtare të lehtësimit të tregtisë dhe ka prezantuar gjetjet dhe rekomandimet e plota për ndërtimin e sistemit në fjalë.

Drejtori i Doganës së Kosovës zt. Agron Llugaliu ka theksuar rëndësinë në përfundimin e një udhërrëfyesi profesional, duke përfshirë të gjithë hisedarët dhe me referencë në standardet ndërkombëtare të lehtësirave tregtare, me ç’rast ka falënderuar ekipin zbatues të ekspertëve të Bankës Botërore dhe zyrtarët e institucioneve të Kosovës si dhe përfaqësuesit e bizneseve, për kontributin e dhënë në këtë proces të rëndësishëm.

Koncepti i DVK konsiderohet përgjithësisht si njëra nga masat më ambicioze të lehtësimit të tregtisë dhe mundëson aplikimin dhe pajisjen me leje dhe licenca tërësisht online dhe sistemet do të mundësojnë komunikim të plotë në bazë të proceseve në mes të institucioneve relevante, gjë që ulë koston dhe kohën e nevojshme për aktivitetet e eksportit dhe importit nga subjektet prodhuese dhe tregtare të Republikës së Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)