14 Maj 2024

Prezantohet e strategjia për aftësime profesionale 2012-2014

Prishtinë, 26 janar - Ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq, ka marrë pjesë sot në prezantimin e Strategjisë dhe Planit Aksional për Aftësime Profesionale 2012-2014, e cila u organizua në bashkëpunim të ngushtë me LUX-Development.

Në këtë konferencë u diskutuan mundësitë e ngritjes së aftësimeve profesionale në Kosovë dhe për sfidat që e përcjellin këtë çështje.

Ministri Rashiq ka premtuar, me këtë rast,  edhe njëherë se do vazhdoj të angazhohet për të kontribuar në avancimin e shoqërisë kosovare në një shoqëri konkurrente nëpërmjet trajnimeve profesionale.

“Rëndësia e aftësimeve profesionale që ne jemi duke krijuar çdo ditë na krijon një rrugë, e cila e përmirëson gjendjen dhe statusin ekonomiko-social për të gjithë ata që janë të evidentuar si të papunë”, ka thënë z. Rashiq.

Misioni i strategjisë e cila u prezantua sot për periudhën kohore 2012-2014 ka për qëllim ofrimin e shërbimeve funksionale të aftësimit profesional që sigurojnë aftësi dhe kompetenca për punësim dhe punë për fuqinë punëtore kosovare.

Gjithashtu strategjia dhe Plani Aksional i Veprimit parasheh rritjen e kapaciteteve të aftësimit dhe produktivitetit të Qendrave për Aftësime Profesionale në mënyrë që këto qendra të bëhen edhe më aktive dhe të dobishme për individët dhe shoqërinë dhe të garantojnë cilësi në kuadër të sistemit gjithëpërfshirës të aftësimit në Kosovë.

Për këtë vit u tha se do të jenë në dispozicion të aftësimeve edhe dy qendra tjera të aftësimeve profesionale si në Komunën e Mitrovicës dhe të Gjakovës, të cilat priten të ofrojnë standarde të larta në fuqizimin e kualifikimeve profesionale.

Këto trajnime profesionale, të cilat do t’i ndjekin punëkërkuesit, që janë të regjistruar në qendrat dhe zyrat komunale të punësimit, do t’i përgatisin ata profesionalisht për tregun e punës.

Ministri Rashiq falënderoj përfaqësuesin e LUX-Development për ndihmën dhe kontributin që ata kanë dhënë dhe që po vazhdojnë të japin për projekte të ndryshme në ngritjen e kapaciteteve në aspektin e sistemeve të trajnimit dhe mundësive reale për aftësime profesionale duke thënë kështu se MPMS do të jetë e gatshme çdo herë për bashkëpunim të ngushtë me partnerët relevantë, që ndihmojnë për zhvillim të mëtejmë të aktiviteteve të ndryshme që janë në të mirë të qytetarëve.

Në bazë të analizës së tregut të punës, trajnimet të cilat zhvillohen janë kryesisht nga fusha e shërbimeve për ngritje profesionale, edukim, arsimim, në programe të ndryshme të administrim biznesit, kontabilitet e financa, menaxhment e shumë trajnime tjera kohëshkurtra, varësisht sipas nevojës dhe aty ku ka kërkesa më të mëdha.

Rezultat e i këtyre trajnimeve është se çdo viti një pjesë e madhe e personave të cilët kanë ndjekur trajnime të ndryshme profesionale kanë gjetur punë menjëherë pas përfundimit të trajnimit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)