14 Maj 2024

Preteni: Prokurimi më i korruptuari

Prishtinë, 28 mars - Agjencia Anti Korrupsion e Kosovës, gjatë 2011-tës, ka marrë 160 informacione të rasteve të korrupsionit e në të cilat, të përfshira janë gjykatat dhe prokuroritë, si dhe institucionet tjera të vendit.

Këtë e bëri të ditur shefi i kësaj agjencie, Hasan Preteni, pas dorëzimit të raportit vjetor në qeverinë e vendit.

Në raport janë përfshirë të gjitha rastet që kanë të bëjnë me vepra penale të korrupsionit si dhe mos deklarimit të pasurisë nga personat zyrtarë. Shefi i Agjencisë Anti Korruocion të Kosovës, Hasan Preteni, tha se në 39 raste të përcjella në prokurori, janë denoncuar 121 persona.

Fusha më e atakuar nga dukuria e korrupsionit, mbetet ajo e prokurimit, tha Preteni.

Sipas tij, 11 raste korruptive janë evidnetuar nëpër gjykatat të vendit, 60 të tjera në institucione të pavarura, 30 në Qeveri, 56 raste të pushtetit lokal, si dhe 3 raste në prokuroritë e vendit.

Preteni, tha se vlera totale e dëmeve nga veprimet e mundshme korruptive, nga të cilat janë bërë 39 kallzime penale, supozohet të jetë mbi 10 milion euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)