27 Prill 2024

Presidenti Mesiç dekorohet nga Oda Ekonomike e Kosovës

Prishtinë, 12 mars - Anëtarët e Këshillit Drejtues të OEK-ut të udhëhequr nga Safet Gërxhaliu, u takuan me ish-presidentin e Kroacisë, Stjepan Mesiç, ku u bisedua për disa çështje të rëndësishme në sferën e bashkëpunimit ekonomik në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë si dhe për nevojën e avancimit të këtij bashkëpunimi edhe më tepër në të ardhmen.

Kryetari Gërxhaliu falënderoi kryetarin Mesiç për kontributin e dhënë në përkrahje të Kosovës qoftë para lufte, gjatë lufte e në veçanti në proceset e pasluftës ku Mesiç ishte një mbështetës i denjë i depërtimit të së vërtetës kosovare dhe mbështetës i të gjitha këtyre proceseve.

Me këtë rast Gërxhaliu në emër të Këshillit Drejtues të OEK-ut i dhuroi një mirënjohje duke thënë se kjo është vetëm një simbolikë falënderuese ndaj presidentit Mesiç për tërë atë që ka bërë për proceset në Kosovë dhe po ashtu një mirënjohje që do te jetë simbolikë që dëshmon së Republika e Kosovës ka nevojë edhe në të ardhmen për një mik dhe mbështetës çfarë është Mesiç dhe se Kosova ka nevojë edhe për mbështetje ekonomike sidomos tani kur Republika e Kroacisë do të aderojë në familjen evropiane dhe orientimi i ndërmarrësisë do të jetë në këtë pjesë të rajonit.

Po ashtu raportet dhe autoriteti i Mesiç me  vendet të tjera mike mund të jetë një mundësi e cila duhet ë shfrytëzohet për  promovimin e  mundësive ekonomike e zhvillimore në Kosovë.

Zhvillimi ekonomik është parakusht i stabilitetit politik dhe social prandaj orientimet e OEK-ut në këtë drejtim duhet të kenë mbështetje edhe nga jashtë e në veçanti nga shtetit Kroat me të cilin nuk kemi çështje të hapura politike e mundësia për bashkëpunim ekonomik është në interes të të dyja palëve dhe gatishmëria për bashkëpunim ekziston.

Presidenti Mesiç falënderoi kryetarin Gërxhaliu dhe Këshillin Drejtues të OEK-ut për këtë mirënjohje dhe për gatishmërinë e treguar për bashkëpunim duke theksuar se ka qenë dhe do të mbetet një mik i vërtetë i Kosovës dhe i proceseve pozitive në Kosovë. Ekonomia dhe zhvillimi ekonomik duhet të jenë prioritet dhe vetëm në këtë mënyrë mund të dëshmohet forca e shtetit të ri çfarë është Republika e Kosovës.

“E kam thënë dhe prapë po e them se komuniteti serb e në veçanti afaristët duhet të jenë të orientuar drejt Prishtinës dhe Kosovës  e jo në Beograd dhe Serbi. Nuk duhet dhe është gabim nëse veprohet që të punohet toka në Kosovë e t’i luten Zotit për shi në Serbi” theksoi Presidenti Mesiç.

Ai tha se duhet që  të avancohet bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve dhe bashkërisht të gjejmë qasje në fonde të ndryshme evropiane të cilat do të bëhen në funksion të avancimit të bashkëpunimit ndërshtetërorë, krijimi e efekteve Win-Win dhe në veçanti këto mjete të jenë në funksion të ndërmarrësisë të të dyja shteteve dhe të krijimit të qëndrueshmërisë ekonomike dhe sociale në të dyja vendet dhe kjo formë mund të jetë forma më ideale e përshpejtimit të proceseve integruese  përmes zhvillimit ekonomik.

Presidenti Mesiç ftoi kreun e OEK-ut z. Gërxhaliu që me grupet e afaristëve kosovarë të vizitojë Kroacinë sa më tepër që është e mundur me qëllim të forcimit të dialogimit, partneritetit dhe implementimin e projekteve të interes të përbashkët.Republikës së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)