27 Prill 2024

Polonia, vend anëtar i BE-së po shënon rritje ekonomike

Varrshavë, 1 shtator - Kur vendet e Evropës Perëndimore po përballen me krizën e borxheve sovrane dhe recension ekonomik, Polonia, vend anëtar i BE-së po shënon rritje ekonomike.

Sipas të dhënave të Agjencisë polake të Statistikave, në tremujorin e dytë të këtij viti, ekonomia u rrit 4.3% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Me këtë nivel të rritjes ekonomike, Polonia, zë vendin e parë mes shteteve të BE-së.

Kriza evropiane e borxheve vazhdon të ndikojë ekonomitë e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Spanjës. Por Polonia me rritjen dhe zhvillimin e stabilizuar ekonomik, është bërë fanar ndriçimi i BE-së.

Në krizën e tanishme ekonomike, Polonia është shteti me performancën më të mirë në BE. Në vitin 2007, kriza financiare sulmoi rëndë BE-në, por ekonomia e Polonisë u rrit 5%. Në vitin 2009, Polonia ishte shteti i vetëm i BE-së që shmangu recensionin. Në tremujorin e parë të vitit 2010 dhe të këtij viti, rritmi i rritjes ekonomike të Polonisë, zuri në vendin e parë në BE.

Kryeministri polak, Donal Tusk, nuk harroi të falënderojë BE-në për ndihmën e dhënë. Ai u shpreh fondet e ndihmës së BE-së ishin burim i zhvillimit ekonomik. Sipas statistikave, nga viti 2007 deri në vitin 2013, Polonia parashikon të marrë 67 miliardë euro nga Fondi i Solidaritetit të BE-së, ndërsa është shteti që merr më shumë subvencione nga BE-ja.

Duke përfshirë përkrahjen nga fondet e BE-së, rritja e investimeve publike është arsyeja kryesore që ekonomia e Polonisë u rrit në mënyrë të qëndrueshme në tremujorin e dytë.

Ditët e fundit, Polonia zgjeroi investimet për infrastrukturën, duke përshirë ndërtimin e hekurudhës me shpejtësi të lartë, ndërtimin e autostradave dhe rrugëve. Përveç këtyre, për të përgatitur Kampionatin Evropian të Futbollit të vitit 2012, qeveria polake filloi ndërtimin e shumë objekteve sportive dhe atyre turistike.

Kërkesa e brendshme është tjetër forcë e rritjes ekonomike të Polonisë. Kryesisht ekonomia është e orientuar nga eksporti, por pas krizës financiare të vitit 2008, Polonia filloi të shpejtojë ndryshimin e mënyrës së zhvillimit të saj ekonomik dhe të stimulojë konsumin personal për të rritur kërkesën e brendshme.

Në tremujorin e dytë të këtij viti, konsumi personal u rrit 3.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, që tregoi se reforma strategjike të strukturës së ekonomisë polake, funksionoi.

Por në të njëjtën kohë Polonia kërcënohet nga rënia ekonomike e Eurozonës. Rënia e ekonomisë gjermane, është pengesa më e madhe për Poloninë.

Ekonomistët parashikojnë se nëse kriza e borxheve nuk do të zgjidhet, ekonomia e Eurozonës do të ketë performancë negative, duke ndikuar kështu edhe Poloninë.

Për të stimuluar rritjen ekonomike, nga viti 2008 qeveria polake filloi zbatimin e politikës aktive fiskale dhe njëkohësisht rriti investimet publike. Deri në fundin e vitit 2010, deficiti i buxhetor zuri 8% të GDP-së, dhe kaloi shumë nivelin e rrezikut të BE-së.

Kjo e fundit i kërkoi Polonisë të kontrollojë deficitin buxhetor brenda nivelit 3% të GDP-së. Kjo do të thotë se Polonia do të heqë dorë nga politika aktive fiskale, gjë që do të ndikonte rritjen e saj ekonomike

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)