17 Maj 2024

Politikat fiskale sfida të zhvillimit ekonomik

Prishtinë, 1 nëntor - Oda Ekonomike e Kosovës organizoi sot një takim të zgjeruar me temë “Politikat Fiskale, Sfida të Zhvillimit Ekonomik”, në të cilën morën pjesë përfaqësues të lartë të bizneseve kryesore në Kosovë si dhe drejtues të qeverisë dhe të agjensive kryesore të doganave dhe tatimeve.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu tha në fjalën e tij se “asgjë nuk mund ta reduktojë rolin e biznesit në përmirësimin e shanseve të zhvillimit të vendit dhe se këto shanse fillojnë tek politikat fiskale, të cilat nxisin investimet dhe garantojnë rritjen ekonomike”.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Besim Beqaj tha se bashkëpunimi është rruga e vetme për përmirësimin e mjedisit ekonomik të vendit, ndërsa ritheksoi vullnetin e plotë të qeverisë së Kosovës për fuqizimin e tregut privat.

“Nuk mjafton të bëni vërejtje apo të revoltoheni ndaj asaj që bëhet keq nga qeveria. Ju duhet të flisni qartë kush janë vizionet tuaja, zgjidhjet që dëshironi dhe ne presim që ju të ofroni alternativa ndaj propozimeve të qeverisë”- u shpreh ministri Beqaj. Ai kërkoi një partneritet efektiv mes të gjitha palëve, si garanci për arritjen e qëllimeve të përbashkëta.

Përfaqësuesi i Japan Tobacco International, ambasadori Kent Brown – i ftuar nderi në këtë takim, tha se Kosova sot ka nevojë të përfitojë nga përvoja botërore e aktorëve globalë të tregut si JTI.

“Ne jemi më se të hapur për të bashkëvepruar në mënyrë pro-aktive me Qeverinë për të hartuar një plan për rritjen e taksave që nuk do të deformojë tregun. Ne kemi qenë dëshmitarë sesi kjo ka ndodhur në vende të tjera dhe kemi pasur rastin të asistojmë qeveri të tjera gjithashtu, për këtë çështje”. Ambasadori Brown tha se JTI është për Kosovën një dëshmitar i rëndësishëm i pjekurisë së tregut në nivel politik dhe i rritjes ekonomike të vendit.

“JTI zotërohet për 50% nga Ministria Japoneze e Financave dhe sjell sot në Kosovë përvojën e një vendi të vogël, të integruar me shumë sukses në tregjet globale, përvojën e një kulture të respektit ndaj ligjit dhe përvojën e një shoqërie që punon në 120 vende të botës” – tha Alban Bala nga COMPORT shpk – Tiranë, bashkë-organizator i këtij takimi.

Përfaqësues të lartë të Ministrisë së Financave, Ministrisë së Infrastrukturës, drejtori i përgjithshëm i doganave, zyrtarë të lartë të administratës tatimore të Kosovës, etj diskutuan në vijim mbi përmirësimet e nevojshme duke pranuar nevojën që Kosova të ngrejë profilin e saj konkurrues në rajon.

Përfaqësues nga bizneset e Kosovës vlerësuan dialogun e hapur dhe konstruktiv si rruga e vetme që garanton transparencë, para shikueshmëri dhe garë të ndershme tregu.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)