14 Maj 2024

Politikanët më të paguar në botë

New York, 23 shkurt - Sipas një klasifikimi të dalë nga Investopedia ku renditen politikanët më të paguar në borë, vendin e parë e zë Kryeministri i Singaportit Lee Hsien Loong, pasi brenda një viti ka marrë një shpërblim mbi 2 milionë dollarë.

Në vendin e dytë për dhjetë më të paguarit në botë është Kryeministri i Hong Kongut Donald Tsang me 513 mijë dollarë.

Në vendin e tretë është Kryeministri i Kenias Raila Odinga, me 427 mijë dollarë, transmeton agjencia NOA.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë Barack Obama renditet i katërti me 400 mijë dollarë, ndërsa i pesti me 320 mijë Presidenti francez Nicolas Sarkozy.

Në vendin e gjashtë renditet Stephen Harper Kryeministri i Kanadasë me 296 mijë dollarë, në të shtatin Mary McAleese Kryeministri i Irlandës me 287 mijë, në vendin e tetë Julia Gillard Kryeministre e Australisë me 286 mijë, në vendin e nëntë Kancelarja gjermane Angela Merkel me 283 mijë dhe në vendin e dhjetë Yoshihiko Noda, Kryeministri i Japonisë me 273 mijë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)