05 Maj 2024

Pluset dhe minuset e aderimit të Bullgarisë në “Euro plus”

Sofje, 30 qershor - Pakti “Euro plus” është një nismë politike e Francës dhe Gjermanisë, e cila ka për qëllim të forcojë kontrollin politik dhe presionin e partneritetit për zhvillimin e reformave ekonomike dhe sociale.

Megjithëse është orientuar ndaj vendeve të Eurozonës, pakti është i hapur për të gjitha vendet e BE-së të cilat kanë dëshirë të aderohen.

“Euro plus” përqendrohet në inkurajimin e aftësisë së konkurrencës, punësisë, qëndrueshmërisë së financave publike dhe stabilitetit të sektorit financiar.

Lidhur me këtë caktohen qëllime të përbashkëta dhe në përputhje me to çdo vend përcakton angazhimet dhe politikat kombëtare.

Bullgaria, bashkë me pesë vende të tjera jashtë Eurozonës – Danimarka, Letonia, Lituania, Polonia dhe Rumania, e mbështet paktin “Euro plus”.

Bullgaria mori angazhimin për të korrigjuar deficitin e tij të tepërt deri në fund të këtij viti. Domethënë në fund të vitit 2011 deficiti i buxhetit shtetëror nuk duhet të tejkalojë 3% të PBB-së.

Do të zhvillohet dhe një politikë për pakësimin e barrës administrative dhe për aplikimin e qeverisë elektronike.

Një angazhim tjetër është të lidhet rritja e rrogave me prodhueshmërinë e punës. Aderimi i vendit tonë në “Euro plus” imponon dhe garantimin e aksesit në arsim dhe një reformë të tërësishme në sistemin arsimor.

Aktualisht në Bullgari zhvillohet një debat për aderimin e vendit në “Euro plus”. Radio Bullgaria ju prezanton dy mendimet e kundërta. Sipas zotit Plamen Oresharski, deputet nga Koalicioni i majtë për Bullgarinë dhe ish ministër i financave, pjesëmarrja e Bullgarisë në “Euro plus” fsheh mjaft rreziqe.

“Në vend të parë nga pikëpamja makroekonomike në vendin tonë vepron bordi valutor. Kjo do të thotë se ne nuk mund të përdorim instrumentet e politikës monetare ose kjo mund të bëhet në një mënyrë të kufizuar. Në këtë sfond imponimi i caqeve suplementare në politikën fiskale fsheh rreziqe. Po të kemi një zhvillim të pafavorshëm të koniunkturës ekonomike, Bullgaria mund të bjerë në një situatë të ndërlikuar, pa mundësi të përdorë instrumentet e kundërveprimit.\"

\"Angazhimet që do të marrim, po të përfshihemi në këtë pakt, do të kërcënojnë dhe aftësinë e konkurrencës së ekonomisë sonë. Kjo do të thotë se ka një rrezik që baza e përgjithshme tatimore të çojë në humbjen e të ardhurave në buxhet dhe në rritjen e tatimit korporativ. Kjo direktivë nuk është e favorshme as për financat shtetërore, as për biznesin. Qeveria bullgare shprehu një pozitë negative ndaj saj. Pakti imponon dhe shumë kufizime në politikën e të ardhurave dhe do të kërkojë rritjen e moshës së pensionimit.”

Menda Stojanova, kryetare e Komisionit parlamentar të buxhetit dhe financave mbështet kategorikisht pjesëmarrjen e Bullgarisë në pakt. Ajo është e bindur se rritja e rrogës minimale nuk i kundërshton kërkesës për rritje të prodhueshmërisë së punës.

“E vetmja mënyrë që të rriten vazhdimisht të ardhurat është në bazë të rritjes së PBB-së, domethënë në bazë të rritjes së prodhueshmërisë. Kemi një rritje të prodhueshmërisë së punës, e cila nuk i detyrohet kualifikimit më të lartë, pajisjes, teknologjive e kështu me radhë. I detyrohet shkurtimit të personelit. Në parim rritja e të ardhurave duhet të jetë në përputhje me rritjen e prodhueshmërisë. Në këtë kuptim Bullgaria duhet të përqendrojë debatin jo si të rritim të ardhurat, por si të prodhojmë më shumë PBB për frymë të popullsisë.” 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)