03 Maj 2024

Plani ekonomik i Qeverisë duhet konkretizuar

Prishtinë, 20 prill - Ekspertët e ekonomisë planin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për prioritetet e zhvillimit ekonomik të Kosovës për periudhën 2011-2014 e kanë cilësuar shumë të rëndësishëm dhe i paraqitur në kohën e duhur.

Por, sipas tyre, duhet çdo gjë të detajohet dhe të shikohet konkretisht se si do të ketë rezultat zhvillimi i ekonomisë së Kosovës nga ky plan.

Eksperti i zhvillimit, Ibrahim Hoxha, e ka vlerësuar lart planin e Qeverisë.

“Ky plan për zhvillimin ekonomik të Kosovës, që parasheh rritje ekonomike vjetore prej 7 deri në 8 për qind dhe ulje të papunësisë prej 8 deri 10 për qind, duhet të konkretizohet me projekte konkrete. Qeveria i ka paraparë të gjitha, duke shikuar mundësinë që të ketë investime në energji, bujqësi dhe fusha të tjera”, ka thënë ai.

Kurse profesori në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, Musa Limani, ka theksuar se rritja ekonomike vjetore prej 7 deri në 8 për qind dhe zvogëlimi i papunësisë deri në 10 për qind, vështirë se mund të realizohen.

Planin e prioriteteve të zhvillimit ekonomik të Kosovës për periudhën 2011-2014 të miratuar nga Qeveria e Kosovës, eksperti i ekonomisë, Labinot Lekaj, e ka cilësuar shumë të mirëseardhur por, sipas tij, në të duhet të inkuadrohen të gjithë pjesëmarrësit relevantë.

Në bazë të planit të Qeverisë për zhvillim ekonomik 2011-2014 të publikuar dje, zhvillimi i vendit është paraparë të arrihet nëpërmjet rritjes së konkurrueshmërisë, fuqizimit të sektorit privat, gjenerimit të punësimit, përmirësimit të imazhit të Kosovës për investime dhe krijimin e një mjedisi të sigurt dhe stabil për investime.

Sipas planit, parashihet rritje ekonomike vjetore prej 7 deri në 8 për qind, ulje vjetore e papunësisë 8 deri në 10 për qind nga numri i regjistruar i të papunëve, privatizimi i ndërmarrjeve publike, reduktimi i barrierave për biznes, revitalizim i bujqësisë, kalimi nga ekonomia joformale në atë formale etj.

Ky plan do të miratohet në Qeveri më 15 maj, më pas do të diskutohet me komisionet parlamentare, shoqërinë civile dhe faktorët e tjerë relevantë.

/epoka e re/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)