03 Maj 2024

Plane të reja për euron deri në fund të tetorit

Paris, 10 tetor - Gjermania dhe Franca do të paraqesin deri në fund të muajit një paketë të përgjithshme për zgjidhjen e krizës së borxheve në Eurozonë.

Në të bëjnë pjesë rekomandime për mbështetjen e bankave. Kjo u bë e ditur nga kancelarja Angela Merkel dhe presidenti francez Nicolas Sarkozy pas një takimi në Berlin, por nuk u dhanë hollësi të mëtejshme.

Paketa e masave do të prezantohet në samitin e G20 në Kanë të Francës në fillim të nëntorit.

Sarkozy theksoi se nuk ka asnjë diferencë me kancelaren gjermane sa i takon ndihmave të planifikuara financiare për institutet e kredisë dhe për obmbrellën e zgjeruar të shpëtimit për euron EFSF.

Kështu ai kundërshtoi spekulimet rreth diferencave në pozicione mes dy qeverive. Pjesë e pozicionit të përbashkët është edhe që Greqia të mbetet edhe më tej anëtare e Eurozonës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)