01 Maj 2024

Petrovic ka pranuar detyrën e ministrit të Pushtetit lokal

Prishtinë, 24 shkurt - Slobodan Petrovic, Zëvendës Kryeministër i Qeverisë së Kosovës ka pranuar detyrën e ministrit të Pushtetit lokal.

Pranim-dorëzimi i detyrës u bë në ndërtesën e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.  Detyrën e dorëzoi zëvendës ministri z. Raif Elezi.

Petrovic tha se ka ardhur që të jetë në krye të ekipit fitues detyra kryesore e të cilëve është të arrijë rezultatet më të mira të mundshme dhe se në asnjë mënyrë nuk do të ikë nga problemet veç do të shkojë drejt tyre duke i zgjidhur.

Pas pranimit të detyrës, Ministri i ri ka pritur përfaqësuesit e ekipit përgatitor të Mitrovicës veriore me ç’rast  ka  zhvilluar një takim me ta. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)