13 Maj 2024

Pesë vendeve me rritje më të shpejtë ekonomike mbajn takim

New Delhi, 30 mars - Kryeministri indian theksoi nevojën e gjetjes së financimeve për vendet në zhvillim, gjatë një takimi të nivelit të lartë të të ashtuquajturave vendet BRICS – pesë vendet me rritje më të shpejtë.

Duke folur sot në New Delhi, kryeministri Manmohan Singh tha se drejtuesit dhe delegatët po diskutojnë mënyrat e zgjerimit të kapitalit bazë të Bankës Botërore, si dhe një propozim për të krijuar një bankë zhvillimi, të financuar dhe drejtuar nga pesë vendet e BRICS: Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut.

"Vendet tona janë dalluar për rritje, stabilitet dhe shpresë. Gjurmët tona në botë po fitojnë shikueshmëri dhe rëndësi. Ne kemi kapacitetin për të kontrubuar si duhet për zgjidhjen e sfidave globale. Forcimi i partneritetit tone është factor i paqes dhe qëndrueshmërisë globale dhe reflekton interestat e përbashkëta të popujve tanë.''

Vendet e  BRICSit përfaqësojnë 40 përqind të populates botërore. Pjesëmarrësit e takimit  pritet të shqyrtojnë çështje të ndryshme që nga siguria globale e deri tek rritja e bashkëpunimit financiar. Përveç krijimit të bankës së re të zhvillimit, drejtuesit pritet të njoftojnë hapat për t’i sjellë ekonomitë e tyre më pranë njëra tjetërs, përfshi lidhjen e bursave të këmbimit.

"Ne po përjetojmë zhvillime të papara ekonomike dhe politike. Jam I sigurtë se ky takim i katërt I BRICS zhvillohet në kohën e duhur. Dhe sigurisht duke këmbyer pikëpamje gjatë këtij takimi, do të jemi në gjendje të kontribuojmë drejt stabilitetit politik dhe ekonomik në botë.''

Gjatë viteve të fundit, vendet e BRICS kanë mbajtur një nivel të lartë rritje dhe janë bërë një forcë e rëndësishme në rritjen ekonomike globale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)