22 Shkurt 2024

Përzgjedhja e tre auditorëve të jashtëm n'kundërshtim me ligjin

Prishtinë, 8 shkurt - Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike, temë diskutimi ishte rekomandimi për auditor të jashtëm, për auditimin e pasqyrave financiare të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2009.

Kryetari i komisionit, Haki Shatri, sqaroi se nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm, pas një konkursi të hapur nga kjo zyre, janë përzgjedhur tre ofertues të kompanive, për auditor të jashtëm.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe Auditori Gjeneral, Lars Lage Olofsson, i cili para anëtarëve të komisionit, ka sqaruar lidhur me rekomandimet që i ka sjellë në këtë komision, për auditor të jashtëm.

Anëtarët e komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike, duke u thirrur në Ligjin për Themelimin e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm dhe Zyrës së Auditimit të Kosovës, në nenin 6, shpalosën dilemen se përzgjedhja e tre ofertuesve për auditorë të jashtëm, bie në kundërshtim me këtë ligj, meqë sipas tyre, auditorët e jashtëm duhet të zgjedhen dhe emërohen nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, e jo nga ZAP-i.

Madje, disa nga anëtarët e komisionit, këtë fakt e kanë quajtur konflikt interesi, e disa të tjerë kanë pohuar se ka zbrazëtira në ligj, duke shtuar njëkohësisht se kjo përzgjedhje, është një lehtësim për komisionin.

Lars Lage Olofsson, duke hedhur poshtë kritikat nga ana e anëtarëve të komisionit, sqaroi se zyra të cilën e udhëheq ai, ka sjellë tri oferta, prej të cilave komisioni në fjalë, mund të përzgjedhë njërën, dhe se kjo sipas tij, nuk bie ndesh me ligjin.

Anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike, krejtësisht në fund, u dakorduan që me këtë çështje të merret Kryesia e Kuvendit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)