15 Maj 2024

Përparojnë negociatat për reduktimin e borxhit grek

Athinë, 28 janar - Qeveria e Greqisë dhe përfaqësues të bankave duket se kanë arritur përparime të rëndësishme në bisedimet për një reduktim të borxhit grek.

Janë shënuar arritje të mëdha në tema teknike, juridike dhe tema të tjera, tha një zëdhënës i Ministrisë së Financave.

Bisedimet e kryeministrit grek Lukas Papademos dhe ministrit grek të Financave Evangelos Venizelos me Shoqatën Ndërkombëtare të Bankave do të vazhdojnë të shtunën (28.01.), bënë të ditur palët negociuese.

Heqja dorë e kreditorëve nga një pjesë e detyrimeve që u ka atyre Greqia, do t\'i sillte vendit të zhytur thellë në borxhe një lehtësim prej rreth 100 miliardë eurosh.

Më parë presidenti i Komisionit të BE-së Manuel Barroso kishte kërkuar edhe nga shtetet e BE-së mbështetje të mëtejshmë për Greqinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)