13 Maj 2024

Përmbushja vullnetare e obligimeve tatimore, prioritet i ATK

Prishtinë, 30 mars - Administrata Tatimore e Kosovës, me qëllim të ngritjes së përmbushjes vullnetare nga ana e tatimpaguesve dhe informimit me të drejtat dhe detyrimet e tyre, në vazhdën e aktiviteteve të shumta, ka realizuar seminare me tatimpagues në të gjitha regjionet e ATK-së.

Seminaret janë mbajtur në: Gjilan, Mitrovicë, Gjakovë, Pejë, Prizren, Ferizaj dhe Prishtinë, në të cilat janë prezantuar tema, si: Përgatitja dhe dorëzimi i Deklaratave Vjetore, Raportimi i Blerjeve mbi 500 euro, si dhe Risitë në Legjislacionin Tatimor.

Pjesëmarrës në këto seminare ishin tatimpagues, organizata biznesi, njësi të përhershme, OJQ, përfaqësues të tyre, si dhe qytetarë të interesuar për temat e lartpërmendura.

Para tatimpagueseve në mënyrë të detajuar janë trajtuar çështjet tatimore si: deklarimi vjetor dhe deklarimi i kësteve paradhënie për Tatimin në të Ardhura Personale dhe Tatimin në të Ardhura të Korporatave, përpilimi i deklaratave tatimore dhe deklarimi i të ardhurave nga Ortakëria.

Gjithashtu, me fokus të veçantë janë trajtuar edhe çështje të tjera si: Raportimi i Blerjeve mbi 500 euro, E-deklarimi (deklarimi elektronik), ndryshimi i normave të interesit dhe shpjegimet publike të nxjerra nga ATK, gjatë muajit Mars, si: Shpjegimi Publik Nr. 01/2012, i cili rregullon trajtimin  për çështje tatimore  nga aspekti i TVSh-së, të furnizimit të mallrave dhe shërbimeve të realizuara nga Ndërmarrjet Publike dhe Shpjegimi Publik Nr. 02/2012, i cili rregullon trajtimin  për çështje tatimore nga aspekti i TVSh-së, të transaksioneve të realizuara nga Kompanitë e Sigurimeve dhe Ri-sigurimeve, si dhe çështje të tjera me interes.

Gjatë këtyre seminareve, pjesëmarrësit kanë parashtruar pyetje të ndryshme, lidhur me temat e prezantuara, si dhe pyetje të tjera lidhur me Legjislacionin tatimor, si dhe zhvillimet në raport me tatimpaguesit. Për të gjitha pyetjet e parashtruara nga pjesëmarrësit, ATK iu ka ofruar përgjigje adekuate.

Pjesëmarrja e tatimpaguesve në këto seminare ka qenë mjaft e lartë, me ç’rast u janë shpërndarë materiale informuese, si: Fletëpalosje për TVSh, Fletëpalosje për TAK, Fletëpalosje për TAP, Fletëpalosje për “Të drejtat dhe obligimet e Tatimpaguesit”, si dhe Fletëpalosje me Informata të përgjithshme për Administratën Tatimore të Kosovës.

Administrata Tatimore e Kosovës, është e përkushtuar në inkurajimin e përmbushjes së detyrimeve tatimore në baza vullnetare nga të gjithë tatimpaguesit, të cilët kanë për obligim të përgjigjen në detyrimin e tyre tatimor në afatin e paraparë ligjor, në mënyrë që ATK, të mos detyrohet të vendos ndëshkimet për mosrespektimin e afateve të parapara me legjislacionin tatimor të Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)