04 Maj 2024

Përmbushja e objektivave të mijëvjeçarit sfidë për Kosovën

Prishtinë, 19 tetor – Zhdukja e varfërisë së skajshme dhe reduktimi i varfërisë, promovimi i barazisë gjinore, zvogëlimi i vdekshmërisë te foshnjat e porsalindura, zvogëlimi i vdekshmërisë së nënave gjatë lindjes, lufta kundër HIV/AIDS dhe tuberkulozit, sigurimi i qëndrueshmërisë së mjedisit janë çështje që duan përkushtim edhe më të madh në të ardhmen u tha në tryezës me temën “Përparimi dhe sfidat brenda kornizës së objektivave zhvillimore të Mijëvjeçarit”.

Të dhënat tregojnë se Kosova ka bërë përpjekje të gjejë rrugën e vet për realizimin e objektivave të Mijëvjeçarit, mirëpo ende ka punë për tu bërë.

Në këtë tryezë merrnin pjesë shumë organizata të OKB-së të akredituara në Kosovë, si: UNICEF, UNIFEM, ADA, OHCHR, ËHO, UNDPI, deputetë të Kuvendit të Kosovës, ekspertë të lëmenjve përkatës, donatorë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Nora Sahatçiu menaxhere e projektit të UNDP-së, paraqiti objektivat zhvillimore të Mijëvjeçarit duke vlerësuar edhe përmbushjen e tyre sipas kritereve dhe standardeve bashkëkohore. “Nga tetë objektivave zhvillimore, vetëm një ka përmbushur kriteret për vlerësim pozitiv gjatë studimit tonë”, tha Sahatçiu .

 “Ndërkaq, është shënuar arritje në shkollimin fillor për të gjithë dhe përmirësim i cilësisë së tij”, vlerësoi ajo.

Luciano Calestin, përfaqësues i UNDP-së, vlerësoi se problemet janë shumë komplekse, andaj  objektivat zhvillimore të Mijëvjeçarit janë shumë sfiduese, por angazhimet duhet të jenë të pareshtura dhe përkujtoi se 48 për qind  e fëmijëve jetojnë me më pak se një dollar në ditë.

Ndërkaq, Doina Bologa, siguroi të pranishmit se agjencionet e OKB-së janë të zotuara të ndihmojnë Kosovën në përmbushjen e objektivave të Mijëvjeçarit. Po ashtu  Bologa duke iu drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës  tha se nuk është e rëndësishme vetëm miratimi i ligjeve, por, të ndërtohen mekanizma që monitorojnë zbatimin e tyre. Andaj, Parlamenti duhet fuqizuar edhe në monitorim, tha ajo.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)