14 Maj 2024

Përkrahet Projektligji për pensionet e pjesëtarëve të FSK-së

Prishtinë, 14 shkurt - Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i kryesuar nga Safete Hadërgjonaj, kryetare e komisionit, ka shqyrtuar dhe përkrahur sot tri projektligje, me amendamente të komisioneve funksionale.

Komisioni shqyrtoi Projektligjin për pensionet e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, me amendamente të komisionit funksional dhe shtoi edhe dy amendamente të tjera, të cilin ishin në harmoni edhe me qëndrimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Kryetarja e komisionit, Hadërgjonaj, theksoi se implikimet buxhetore që bart projektligji janë të planifikuara dhe të përfshira në buxhetin e shtetit.

Ministri i Financave, Bedri Hamza dhe sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së FSK-së, Shkëlzen Syla, dhanë sqarime më të hollësishme për projektligjin.

Pas diskutimeve, komisioni përkrahu projektligjin me amendamente të komisionit funksional, përfshirë edhe dy amendamentet e propozuara.

Në këtë mbledhje u përkrahën edhe Projektligji për deminimin humanitar dhe ai për Komisionin e Pavarur për Media, me raportet me amendamente të komisioneve përkatëse funksionale.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)