17 Maj 2024

Përkrahet ndryshimi i Ligjit për Buxhetin për vitin 2012

Prishtinë, 5 korrik - Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, të cilën e udhëhoqi kryetarja Safete Hadërgjonaj, ka shqyrtuar raportin me amendamente të grupit punues, për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2012.

Fillimisht, komisioni përkrahu disa kërkesa buxhetore që kishin të bënin kryesisht me projekte infrastrukturore dhe më pas procedoi me votim të amendamenteve. 

Me disa ndryshime, komisioni përkrahu projektligjin me amendamentet e propozuara nga grupi punues.

Në këtë mbledhje ishte i pranishëm edhe ministri i Financave, Bedri Hamza. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)