29 Prill 2024

Përkrahen 4 raporte vjetore financiare për vitin 2010

Prishtinë, 11 maj - Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga kryetarja Safete Hadërgjonaj, ka shqyrtuar katër raporte vjetore financiare për vitin 2010 të agjensioneve të ndryshme që i përgjigjen Kuvendit të Kosovës, si dhe projeksionin e të hyrave dhe shpenzimeve të Radiotelevizionit të Kosovës për periudhën 1 janar - 31 dhjetor 2011.

Komisioni shqyrtoi raportin vjetor financiar të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2010, të cilin e prezantoi kryetari i Bordit, Dino Asanaj, raportin vjetor financiar të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm, të prezantuar nga Auditori i Përgjithshëm, Lage Olofsson, raportin vjetor financiar të Agjencisë Kosovare të Pronës, të prezantuar nga drejtori ekzekutiv, Scott Bowen dhe raportin vjetor financiar të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për vitin 2010, i cili u prezantua nga drejtori ekzekutiv i tij, Miran Zeneli.

Kryetari i Bordit të RTK-së, Rrahman Paçarizi dhe Drejtori i Përgjithshëm, Sylejman Shaqiri, ndërkaq, prezantuan projeksionin e të hyrave dhe shpenzimeve të RTK-së, për periudhën 1 janar - 31 dhjetor 2011, i cili u përkrah nga komisioni.

Përfaqësuesit e këtyre institucioneve e agjensioneve të pavarura, pasqyruan të dhënat financiare të organizatave buxhetore që përfaqësojnë dhe dhanë detaje shtesë duke iu përgjigjur pyetjeve dhe çështjeve të ngritura nga deputetët.

Pas diskutimeve të gjera nga ana e anëtarëve të komisionit, raportet morën përkrahjen e komisionit dhe u rekomanduan për procedim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)