05 Maj 2024

Përkeqësimi i krizës arabe, kërcenon ekonominë botërore

Washington, 18 prill - Një përkeqësim i situatës në botën arabe goditur nga revoltat popullore mund të shkaktojë një ngadalësim të rritjes ekonomike botërore, theksoi sot Banka Botërore.

"Një rëndim i situatës në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut mund të shkaktojë një ngadalësim të rritjes ekonomike Botërore", deklaroi institucioni para Komitetit Monetar dhe Financiar Ndërkombëtar (CMFI), instancë e 24 vendeve të ngarkuara për dhënien e orientimeve të mëdha politike të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Banka Botërore theksoi gjithashtu se shqetësimet ekonomike që lidhen drejtpërdrejt me trazirat politike në botën arabe dhe nëse ato vazhdojnë të qëndrojnë në fazën aktuale do të kenë ndikim në ekonominë botërore. E njëjta situatë vlen edhe për tërmetin, cunamin dhe aksidentin bërthamor në Japoni.

''Por nëse çmimet e naftës vazhdojnë të rriten ndjeshëm dhe për një kohë të gjatë, kjo do të jetë një nga shkaqet e pasigurisë në lidhje me ndërprerjeje e naftës dhe rritjes ekonomike botërore që parashikohet të ngadalësohet me 0,3 pikë në 2011 dhe 1,2 pikë në 2012'', shtoi BB. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)