09 Maj 2024

Përfundon vizita e misionit të FMN-së në Kosovë

Prishtinë, 5 mars - Nga data 21 shkurt deri më datë 05 mars 2012, në Kosovë qëndroj një Mision  i Fondit Monetar Ndërkombëtar i udhëhequr nga Johannes Wiegand, me qëllim të vlerësimit të performancës së programit të monitoruar nga stafi i FMN-së (SMP) si dhe negocimit të marrëveshjes së re Stand–by–Arrangement (SBA).

Bazuar në performancën fiskale dhe implementimin e kritereve tjera që ndërlidhen me reformat strukturore në ekonomi, implementimi i marrëveshjes SMP nga ana e Misionit të FMN-së në përgjithësi është vlerësuar të jetë  pozitiv.

Një vlerësim i tillë, ka hapur rrugë për negocimin e marrëveshjes SBA e cila marrëveshje ofron qasje në financim nga ana e këtij institucioni.

Gjatë këtyre ditëve, janë zhvilluar takime intensive me përfaqësuesit e FMN-së, që kanë rezultuar me një harmonizim të qëndrimeve për marrëveshje Stand–By– Arrangement, që pritet të miratohet nga Bordi i FMN-së në vlerë prej €107 milionë.

Marrëveshja Stand–By–Arrangement është arritur nën skenarin e parashikimeve të matura ekonomike nga ana e FMN-së, që merr parasysh ndikimin e mundshëm të zhvillimeve në eurozonë.

Përkundër  kritereve që përcaktohen me këtë marrëveshje ajo në të njëjtën kohë mbështet:

• thellimin e procesit të reformimit të Shërbimit Civil i cili tashmë është në proces të hartimit të legjislacionit sekondar,

• fillimin e matur të reformave  në sektorin e shëndetësisë,

• vazhdimin e implementimit të reformave strukturore (kryesisht në energji) me qëllim të ngritjes së konkurrueshmërisë dhe zhvillimit ekonomik në përgjithësi,

• implementimin e reformës në procesin e decentralizmit fiskal duke iu  krijuar mundësi komunave për fleksibilitet në planifikimin e të hyrave vetanake,

• procesin e ndërtimit të Rrugës 7 si dhe hapë mundësinë për planifikimin e matur të Rrugës 6 duke e integruar këtë projekt brenda kornizës së qëndrueshme afatmesme buxhetore.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje është në harmoni me pritjet dhe planifikimet buxhetore për vitin 2012, ku fondet nga FMN-ja do të përdoren sipas projektimeve të parapara buxhetore.

Po ashtu marrëveshja hap rrugën për fillimin e procesit të hartimit të buxhetit për vitin 2013.

Për më tepër vlerësimi pozitiv i programit paraprak SMP, hap rrugë për disbursim të këstit të dytë të mbështetjes buxhetore nga ana e Bankës Botërore në vlerë prej mbi €30 milionë gjatë gjysmës së parë të këtij viti.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)