03 Maj 2024

Përfundoi regjistrimi i popullsisë në Kosovë

Prishtinë, 20 prill - Në Kosovë mbrëmë ka përfunduar procesi i regjistrimit të popullsisë, duke përfshirë edhe katër ditët shtesë të këtij procesi.

Burime nga Enti i Statistikave dhe organizatave joqeveritare, në këtë regjistrim me shumë pengesa dhe hezitime nga popullata, janë regjistruar më pak se dy milion banorë.

Në vendbanimet e banuara me serb regjistrimi ka qenë i pjesshëm, ndërsa në veriun e Kosovës ky proces nuk është zhvilluar aspak nga serbët, por vetëm nga shqiptarët dhe komunitetet e tjera që jetojnë në këtë pjesë të Kosovës.

Sipas afateve ligjore, regjistrimi ka zgjatur 15 ditë, mirëpo për shkak të mungesës së përfshirjes më të gjërë, ai është shtyr për katër ditë, për ti dhënë mundësi të gjithë qytetarëve që të përfshihen në regjistrim.

Rezultatet e para jozyrtare të regjistrimit do të shpallen gjatë muajit qershor.

Partitë politike opozitare kanë drejtuar kritika rreth organizimit dhe mungesës së përfshirjes së gjërë të këtij procesi në tërë Kosovën.

Për lëvizjen "Vetëvendosje", ky proces, siç edhe kanë pritur, ka qenë i dështuar në aspektin teknik dhe atë politik. Ky proces, do të duhej rishikuar, pasi që është përcjellë me shkelje të kushtetutës dhe sovranitetit.

Edhe anëtarja e Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Melihate Tërmkolli, tha se janë bërë shkelje në regjistrimin e qytetarëve që jetojnë jashtë vendit, regjistrimin e pasurisë së ekonomive familjare dhe se është vërejtur një qasje ndryshe ndaj qytetarëve shqiptarë dhe atyre serbë.

Tërmkolli, regjistrimin e popullsisë në Kosovë e ka quajtur edhe regjistrim mbi baza etnike, jo për shkak të decentralizimit që është bërë në baza etnike, por edhe qasjes jo korrekte të institucioneve të regjistrimit.

“Zyrtarë ndërkombëtarë dhe vendorë po deklarojnë për disa biseda siç keni mund t’i dëgjoni sigurisht edhe ju për disa biseda me Beogradin që ata të ndikojnë te serbët e Kosovës në veri të vendit në veçanti për t’u regjistruar. E themi me plot përgjegjësi se jemi kundër çdo bisedimi me Serbinë për regjistrimin e Kosovës, sepse kjo është çështje e brendshme e Kosovës, sikurse që është çështje e brendshme e çdo shteti tjetër çështja e regjistrimit të popullsisë dhe nuk ka absolutisht asnjë arsyeje që të bëhet çfarëdo bisedime me Beogradin”, ka theksuar Tërmkolli, anëtare e Kryesisë së AAK-së. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)