28 Prill 2024

Për një reciprocitet të gjithanshëm me Serbinë

Prishtinë, 31 korrik - Që nga intervenimi i Policisë së Kosovës në veri të vendit më 25 korrik, Lëvizja për Bashkim e ka përcjell zhvillimin e situatës politike me shqetësim e vëmendje të shtuar.

Është e padiskutueshme se kjo situatë është rrjedhojë e  drejtpërdrejtë e veprimeve të gabuara të politikës së pasluftës të spektrit politik shqiptar, në njërën anë dhe e sjelljes së faktorëve të implikuar ndërkombëtarë në Kosovë, në anën tjetër.

Pasojat më të rënda të kësaj politike e të kësaj sjelljeje janë  ndarja e Mitrovicës, gjendja e rëndë e fshatrave shqiptare në veri të Kosovës, mungesa e kontrollit të kufijve të Kosovës, gjendja e mjerueshme popullit shqiptar në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë etj. Të gjitha këto kanë ndikuar që populli shqiptar të mos arrijë ta ushtrojë sovranitetin në territorin ku jeton dhe politika shqiptare të çoroditet në tërësi.

Lëvizja për Bashkim mendon se për të dalë nga kjo situatë duhet që: institucionet e Kosovës jo vetëm të vazhdojnë me reciprocitetin e filluar ndaj Serbisë në sferën e tregtisë, por atë ta shtrijnë në të gjitha lëmit tjera e sidomos në çështjet politike; institucionet e Kosovës duhet që pa hezitim dhe pa u ndalur t\'ua bëjnë të gjithëve të qartë se Kosova e populli shqiptar nuk pajtohen e nuk do ta lejojnë spastrimin etnik të popullit shqiptar në veri të Kosovës e nuk do të pajtohen e nuk do të lejojnë ndarjen e Mitrovicës; institucionet e Kosovës duhet që të gjithëve t\'ua bëjnë të qartë se çfarëdo të drejta që të kërkojnë e të realizojnë serbët në Leposaviq, Zveçan e Zubin Potok ne do të kërkojmë e do të luftojmë për të njëjtat edhe për popullin shqiptar në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.

Vetëm me një politikë të tillë institucionet e Kosovës vërtet do t\'i mbrojnë interesat e qytetarëve të vetë dhe do ta shpijnë më tutje realizimin e interesit kombëtar të popullit shqiptar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)