16 Maj 2024

Për Grandin, vendos AKP

Prishtinë, 5 shtator - Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) dëshiron të sqaroj opinionin publik se çdo thirrje e ish blerësit të ndërmarrjes së re “Hotel Grand” për mosofertim me qëllim shfrytëzimin e aseteve të kësaj ndërmarrjeje është e papranueshme, pa asnjë bazë ligjore dhe ndërhyrje në kompetencat e AKP-së, e që paraqet shkelje ligjore.

AKP sqaron se të gjitha të drejtat dhe detyrimet që lidhen me ndërmarrjen e re ‘Hotel Grand’ bien nën kompetencë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP).

Edhe çështja e qirave është e drejtë ekskluzive e AKP-së, për llogari të ndërmarrjes së re, ndërsa ish blerësi i Hotel Grandit, NTP Unio Commerce nuk është pronar i Hotelit dhe nuk ka më asnjë të drejtë në të.

AKP, me vendim të Bordit të Drejtorëve, me 30 maj 2012 ia ka tërhequr aksionet blerësit të Neë Co Hotel Grand si pasojë e mosplotësimit të kushteve të kontratës nga ana e blerësit dhe tani kjo ndërmarrje është nën administrimin e drejtpërdrejt të AKP-së. Në emër të AKP-së figuron çertifikata e biznesit dhe ajo e pronësisë.

Si administratore e Hotelit, AKP po lëshon me qira zyre, hapësira të përshtatshme për zyre, si dhe asete tjera të destinuara për qera, me të vetmin qëllim për të zhvilluar afarizëm të shëndosh, duke realizuar të hyra me të cilat do të paguhen punëtorët, dhe njëkohësisht për të rritur vlerën e kësaj Ndërmarrje.

AKP i bënë thirrje të gjithë atyre që janë të interesuar për të shfrytëzuar me qira lokalet në dispozicion që mos të ndikohen nga deklaratat e pabaza të ish blerësit, pasi që ato nuk kanë ndonjë efekt në marrëveshjet e qirasë që do t’i lidh Agjencia.

Agjencia beson se letrat e këtilla tendencioze, të pabaza dhe me tone kërcënuese të marrin trajtimin meritor dhe të mos i jepet hapësirë dezorientuese mediale.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)