15 Maj 2024

Për ambient të favorshëm ekonomik

Prishtinë, 14 gusht - Eliminimi i procedurave të panevojshme burokratike dhe korruptive, transparenca, komunikimi dhe dialogimi me komunitetin e biznesit janë arsyet bazike të kthimit të respektit dhe besimit ndaj Agjensionit të Ushqimit dhe Veterinës (AUV), nga ana e komunitetit të biznesit.

Kryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu, ka takuar të martën Kryeshefin Ekzekutiv të AUV-it, Valdet Gjinovci, me të cilin ak dikutuar për intensifikimin e bashkëpunimit në mesë këtyre dy institucioneve për eliminimin e barrierave dhe dukurive negative. me bashkëpunëtorë.


Gërxhaliu ka pohuar se Oda Ekonomike e Kosovës, përshëndet gadishmërinë e AUV-it për të bashkëpunuar me komunitetin e biznesit, duke potencuar se vetëm përmes dialogimit dhe partneritetit konstruktiv, mundësohet arritja e objektivave për krijimin e një ambienti të favorshëm dhe konkurent të bizneseve, dhe për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

“Jemi të gatshëm për një avancim të bashkëpunimit me qëllim të implementimit të Ligjit dhe ligjeve aktuale por theks i veçantë duhet ti kushtohet kontrollit të kualitetit të ushqimit dhe në qoftë se do të hasim në dukuri të tilla që dëmtojnë shëndetin e qytetarëve bashkërisht do të jemi një zë kritik por në të njëjtën kohë do të aplaudojmë për hapa pozitivë që janë në favor të proceseve pozitive ekonomike dhe shëndetësore në Kosovë”, ka deklaruar Gërgjaliu.


Kurse kryeshefi Valdet Gjinovci u zotua se këtë formë të komunikimit me komunitetin e biznesit do ta vazhdojë edhe më tutje se vetëm përmes një forme të tillë të dialogimit të drejtë për drejtë mund të eliminohen të gjitha pengesat që ndikojnë në afarizmin e ndërmarrësve vendorë të cilët janë shtyllë e funksionimit të shtetit.

“Është e vërtetë se jam për reforma të shumta në kuadër të AUV-it dhe nuk ka qenë e lehtë të arrihet një ndryshim i tillë, por falë përkushtimit të bashkëpunëtoreve të mi dhe vetëdijesimit të komunitetit të biznesit jemi këtu ku jemi. Apeloi tek komuniteti i biznesit që për çdo dukuri negative të drejtohen në zyrat e AUV-it dhe për ata që bëjnë veprime të dëmshme për imazhin e këtij Institucioni por edhe në dëm të bizneseve private do të merren masa rigoroze”, ka theksuar Gjinovci.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)