16 Maj 2024

Pensionistët paralajmërojnë protestë

Prishtinë, 24 maj - Pensionistët kanë paralajmruar se do të protestojnë nesër nëpër komunat e Kosovës për t''i bërë presion qeverisë që t’i plotësojë kërkesat e tyre që ndërlidhen me projektligjin për pensione.

Informatat se po bëhen vetëm ''ndryshime kozmetike'' në projektligjin për pensione i kthyer nga Kuvendi, ka bërë që Koalicioni i Pensionistëve të Kosovës të organizojë protesta nëpër qendrat komunale të vendit.

Hamdi Tasholli nga ky koalicion, thotë se në protesta e nesërme nga ora 11:00, do të konfirmohen kërkesat e vazhdueshme të tyre:

“Kërkesat do të jenë që pensioni të rritet 60% nga rrogat mesatare të punëtorëve në sektorin publik, pastaj kërkojmë të bëhet përshkallëzimi i pensioneve, rritja që paraqitet me 21 euro nga qeveria është e papranueshme dhe mos të pranohet një Draft-ligj i cili është diskriminues. Jemi të nënçmuar e të anashkaluar.” , tha Tasholli.

Prijektligji për pensione i kthyer në fillim të marsit nga Kuvendi, sipas informatave të Tashollit do të ketë vetëm ndryshime kozmetike. Projektligji pritet që në qershor t''i dorëzohet përsëri Kuvendit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)