17 Maj 2024

Pensionistët paralajmërojnë protesta

Prishtinë, 5 korrik - Pensionistët vazhdojnë të kundërshtojnë projektligjin për skemat pensionale të financuara nga shteti, duke e cilësuar si diskriminues dhe të papranueshëm.

Drejtues të koalicionit të pensionistëve, në një konferencë për media, janë shprehur se nëse ky projektligj miratohet në formën siç është tani, ata gjatë muajit shtator do të mbajnë protesta masive deri në radikalizim.

Projektligji për skemat pensionale të financuara nga shteti, ndonëse kthyer për rishikim në qeveri, nuk ka pësuar fare ndryshime, dhe rekomandimet e pensionistëve nuk janë marrë fare parasysh. Prandaj si të tillë pensionistët e konsiderojnë të papranueshëm.

Kryetari i partisë së pensionistëve, Sahit Dragaj, tha se qeveria ua ka kushtëzuar edhe rritjen prej 21 eurosh me miratimin e ligjit, dhe kjo për ta është diskriminuese.

“I njëjti tekst është, 12 faqe i ka 32 nene, është diskriminues, është i papranueshëm, nuk vlen, unë ju kam thanë dhe vazhdimisht do ju them se është ligj për bërllok për mbeturina dhe është turp. Në që jemi në krye jemi pajtuar se kurrë nuk do ta pranojmë”, tha Dragaj.

Dragaj tha se kanë vërejtje rreth kategorizimit, pensioneve të invalidëve të punës dhe pensioneve familjare, që nuk do të paguhen deri në vitin 2016. Ai kundërshtoi edhe zvogëlimin e buxhetit të pensionistëve për një milionë euro gjatë rishikimit të buxhetit, dhe njëkohësisht kërkoi dorëheqjen e ministrit të punës dhe mirëqenies sociale, Nenad Rashiq.

Kurse kryetari i shoqatës së pensionistëve, Fahri Buçinca, paralajmëroi edhe radikalizim të protestave në vjeshtë, në rast se miratohet ky projektligj pa ndryshime.

“Në fillim të shtatorit e ndoshta edhe ma përpara krejt varet prej ecurive në Kuvend por me siguri nga fillimi i shtatorit do të jenë protesta masive në Prishtinë. Këtë duhet ta din edhe pse kurrë nuk kemi qenë për protesta, dhe haptas po themi që nuk jemi për protesta, por jemi të obliguar nga pensionistët ku kemi pas rastin herën e kaluar ku morën iniciativën disa degë”, ka thënë ai.

Koalicioni i Pensionistëve iu ka drejtuar përfaqësuesve të institucioneve vendore e ndërkombëtare, e veçmas deputetëve që të mos e kalojnë këtë ligj. Ndryshe, aktualisht janë rreth 109 mijë pensionistë; pensionistët e moshës marrin nga 45 euro, kurse ata kontributpagues 80 euro.

/rtk/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)