12 Maj 2024

Pensionistët kërkojnë rritje të pensioneve deri në 60 për qind

Prishtinë, 28 shkurt - Koalicioni I Pensionistëve të Kosovës, megjithëse nuk ka marrë përkrahje nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, nuk tërhiqet nga kërkesa që rritja e pensioneve të jetë 60% nga rroga mesatare e punëtorëve në vend. Ndërkaq, Kuvendi I Kosovës pritet të diskutojë të enjten çështjen e pensionistëve.

Drejtuesit e Koalicionit të Pensionistëve kanë marrë mesazhe pesimiste nga ministri Nenad Rashiq se mund të realizohen kërkesat nga peticioni i nënshkruar nga mbi 18 mijë pensionistë.

Ministri u kishte thënë se limiti për rritjen e pensioneve prej 6.00 euro deri në 21.00 euro nuk mund të rritet dhe këto mjete duhet të shfrytëzohen deri në muajin maj, përndryshe do të shfrytëzohen për nevoja tjera.

Mirëpo, përfaqësuesit e koalicionit theksuan se nuk do të tërhiqen nga peticioni, ku si kërkesë kryesore është rritja e pensioneve në masën 60% të rrogës mesatare në Kosovë.

Njëri prej përfaqësuesve të koalicionit, Fahri Bucinca kërkoi mëshirë nga Kuvendi, që pritet të diskutojë këtë javë çështjen e tyre:

“Të kenë pak vullnet politik dhe mëshirë njerëzore, të nisen nga etika që duhet të kenë ndaj një qytetari të moshuar, ndaj një pensionisti i dërmuar i cili ka punuar deri në 40 vjet dhe ka paguar kontribute, i cili qe 12 vite e ka humbur identitetin e vet, është përbuzur, është marrë nëpër këmbë si top i futbollit. Pensionistët e Kosovës kërkojnë mëshirën e zotit, mëshirën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.” 

Koalicioni i pensionistëve njëherit kërkon nga qeveria të formojë ekipin e ekspertëve i cili do të përpilonte Propozim-ligjin për pensione, e që në ekip të jenë Prof. Riza Smaka dhe Prof. Mazllum Baraliu.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)