01 Maj 2024

Pasiguria e bankave evropiane kërcënon sistemin financiar

Washington, 15 prill - Pasiguria e bankave evropiane është kërcënimi kryesor për stabilitetin e sistemit financiar botëror dhe do t'i detyrojë ato të gjejnë kapitale të reja, konfirmoi Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Në raportin e saj për stabilitetin financiar në botë, FMN përmendi tensionet në Evropë mes shteteve që luftojnë për të rikthyer financat e tyre publike dhe një sektori bankar i prekur ndjeshëm nga kriza financiare botërore.

"Shumë institucione financiare, veçanërisht bankat evropiane më të dobta janë përfshirë në një vorbull presionesh të lidhura me njëra tjetrën që intensifikojnë rreziqet për sistemin në tërësi'', theksoi ai.

''Me krizën financiare, bankat kanë kërkuar të rrisin cilësinë dhe sasinë e fondeve të tyre, por progresi ka qenë i pabarabartë pasi bankat evropiane kanë qenë përgjithësisht më të vonuara se ato amerikane", shtoi FMN.

''Dobësitë strukturore që ekzistojnë në zonën euro përbëjnë gjithmonë rreziqe të rëndësishme që nuk janë zgjidhur në mënyrë globale'', shtoi FMN.

Sipas FMN-së, në muajt e ardhshëm, sfida më urgjente është financimi i bankave dhe shteteve, veçanërisht i disa vende të varfra të zonës euro.

''Evropa nuk do t'i shpëtojë, sipas ekspertëve të FMN-së, një ristrukturimi të bankave me probleme dhe një rikapitalizimi të atyre bankave që tashmë janë të ristrukturuara'', theksoi FMN. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)