25 Prill 2024

Pasiguri për zhvillimet në ekonominë botërore dhe Wall Street

New York, 6 janar - Megjithë falimentimin e bankës Lehman Brothers tregjet financiare në SHBA shënuan falë ndihmave miliardëshe prej shtetit rritje, ekspertët s'janë të sigurt se rreziqet për tregjet e aksioneve kanë marrë fund.

Alan Valdes që punon prej 30 vjetësh si broker në Wall Street dhe është veteran sa i përket përvojës është optimist. 2011 nuk do të jetë ndonjë vit i jashtëzakonshëm, por drejtimi duket se është në rregull.

"Wall Street-i e urren pasigurinë, por për 2 vitet e ardhshme do të ketë lehtësime fiskale për sipërmarrjet dhe kjo e ndihmon biznesin e vogël. Por edhe amerikanët po shpenzojnë sërish më tepër dhe muajt e fundit shifrat e shitjeve tregtisë me pakicë kanë qenë të mira."

Në bursën e Nju-Jorkut është kthyer sërish optimizmi – fantazma e verës "double dip" frika prej një rënieje të dytë duket se është avulluar.

Ekspertët tani kanë frikë prej borxheve. Borxheve të shteteve të BE-së. Sepse ato ulin vlerën e euros, rrisin atë të dollarit gjë që bën që investitorët e huaj të largohen.

Shumë gjëra lidhen me Spanjën apo Portugalinë, ato janë ekonomi të mëdha, krahasuar me Irlandën. Kështu thonë të tërë, Irlanda është vend i vogël me ekonomi të vogël. Por duhet të mbajnë parasysh se sikur çdo individ, pra çdo burrë, çdo grua dhe çdo fëmijë do të paguajë në muaj nga 250 dollarë, atëhere Irlanda do të arrinte t'i shlyente borxhet e saj pas 2000 vjetësh."

Nisur nga ky krahasim Alan Valdes mendon se në rast falimentimi të ekonomive të vendeve të tilla si Spanja apo Portugalia, pasojat do të jenë tepër të rënda.

Po si është puna me borxhet e vetë SHBA-së. Analistja Meredith Whitney thotë se ato nuk merren parasysh dhe injorohen: "Gjëja më alarmante është niveli i moskokëçarjes me të cilën shikohen të gjitha gjërat. Përveç tregut të shtëpive, borxhet janë problemi i dytë për SHBA dhe një kërcënim i madh për ekonominë tonë".

Vetëm që prej fillimit të krizës SHBA ka shpenzuar rreth gjysmë bilioni dollarë më tepër se sa ka mbledhur prej taksave. Deficiti i Kalifornisë është rreth 19 miliardë dollarë. Por ashtu me shpatulla për muri është edhe Ilinois, ku shpenzimet për spitalet dhe universitetet paguhen jo me para por me një deklaratë borxhi. Më pas vjen Nju-Xhersi e kështu me radhë.

Për të përballuar borxhet e shteteve federale amerikane do të duhej një paketë ndihmash 15 herë më e lartë se sa ajo që vë në dispozicion BE-ja për vendet anëtare që mund të kenë probleme financiare.

Lulëzimi i tregjeve të aksioneve në vitin 2010 lidhet para së gjithash me paratë e vëna në dispozicion nga Uashingtoni. Por tani arkat janë bosh. Për të stimuluar sërish ekonominë dhe sipërmarrjet amerikane do të duhet një borxh tjetër prej rreth dy bilionë dollarë në dorë - një shumë e tillë do të ishte e barabartë me të gjithë prodhimin ekonomik të Italisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)