04 Maj 2024

Partneriteti publiko-privat, i domosdoshëm në vend

Prishtinë, 18 tetor - Involvimi i sektorit bankar të Kosovës në partneritetin publiko-privat (PPP) është një ndër modelet më të mira që mund të aplikohet në vendin tonë, i cili do të rezultojë me një buxhet të qëndrueshëm shtetëror dhe me një rritje të mirë ekonomike në vend, u tha në tryezën me temë “Involvimi i sektorit bankar dhe i sigurimeve në projektet e partneritetit publiko-privat”.

Takimi u organizua të martën nga Ministria e Financave e Republikës së Kosovës, me ç’rast u bë prezantimi i disa projekteve, të cilat mund të shërbejnë dhe të funksionojnë më modelin e partnetitetit publiko-privat.

Ministri i Financave, Bedri Hamza ka thënë se qëllimi kryesor i prezantimit të këtyre projekteve ishte që të futet në shërbim kapitali privat, duke u bërë thirrje investitorëve, konkreisht bankave dhe kompanive të sigurimeve, të cilat mund të marrin pjesë si aksionarë, ose si huadhënës të këtyre projekteve, dhe sipas Hamzës, në këtë mënyrë do të ruhet buxheti i Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)