24 Mars 2023

Partitë s'nënshkruajnë deklaratën për luftimin e korrupsionit

Prishtinë, 30 nëntor - Lëvizja FOL shprehë zhgënjimin me mungesën e vullnetit nga ana e partive politike për të nënshkruar një deklaratë të zotimit për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Republikën e Kosovës.
 
Lëvizja FOL me 24 nëntor ka dërguar në adresat elektronike të drejtuesve të partive politike (LDK, PDK, AAK, AKR, FER dhe Vetëvendosje) një deklaratë të zotimit për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar e cila ka përmbajtur disa zotime konkrete të cilat do të kontribuojnë në efektivitetin e luftës kundër krimit dhe korrupsionit.

Partitë janë ftuar që sot në ora 11:00 të nënshkruajnë deklaratën, mirëpo asnjëra prej partive politike nuk është përgjigjur në ftesat e dërguara.

Injorimi i kësaj nisme nga ana e partive politike dërgon sinjale shqetësuese sa i përket cilësisë së agjendës së tyre anti-korrupsion, si dhe është indikator i mungesës së vullnetit politik për të bashkëpunuar me shoqërinë civile në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Lëvizja FOL, gjithashtu, me 10 nëntor ka dërguar tek të gjitha partitë politike një kërkesë, me anë të së cilës ka kërkuar që ato të bëjnë publike financat e tyre.

Mirëpo, edhe këtë herë, FOL shprehë zhgënjimin e saj me mungesën e përgjigjeve nga ana e partive politike, për të bërë transparente burimet dhe financat në përputhje me Ligjin për Financimin e Partive Politike.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 mars 2023

- Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, nënshkruajnë marrëveshjen financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin vjetor IPA 2022. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)   

-  Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme dhe Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim;  (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Në kuadër të Javës Ndërkombëtare e Parasë, Shoqata e Bankave të Kosovës viziton shkollën fillore “Naim Frashëri” në Vushtrri. (Shkolla “Naim Frashëri” në Vushtrri, ora 10:00)

- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, bën homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan. (Fshati Gllogjan, ora 11:00)

- Mbahet manifestimi qendror në shënim të 25-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit dhe 24-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s. Merr pjesë dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. (Gllogjan, ora 12:00)

- Pas qëndrimit 3 ditor në protestë punëtorët teknik të 10 shkollave të komunës së Prishtinës takohe me kryetarin të Shoqatave Sindikale për veprimet e mëtutjeshme sindikale. (Selia e Federatës se Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, ora 12:30)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere diskuton rreth situatës në Trustin Pensional ku të ftuar janë guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti; Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca; ministri i Financave, Hekuran Murati dhe drejtori menaxhues i Trustit, Adrian Zalli. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora  13:30)

- PSD do të mbajë konferencë për media ku do të flas kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, rreth protestës të së shtunës. (Zyrët qendrore të PSD-së, ora 15:00)

- Për nder të 24 marsit, Ditës së Bombardimeve ndaj forcave serbe, Rrjeti i OJQ-ve "AVONET" organizon "Kafen e Miqësisë dhe Falenderimeve". (Lokali “Mom Ami” në “The Village&Shopping&Fun” Ferizaj, ora 19:30)