29 Prill 2024

Papunësia në Eurozonë rritet në rekordin e 11 për qind

Bruksel, 2 qershor - Niveli i papunësisë në 17 vendet e eurozonës është rritur në rekordin e 11 përqindshit.
 
Bashkimi Evropian tha sot se më shumë se 17 milionë njerëz janë të papunë në eurozonë, ndërsa masat qeveritare vazhdojnë të rëndojnë mbi punësimet e reja.

Kjo është shifra më e lartë që kur filloi të regjistrohet niveli i papunësisë në vitin 1995.
 
Analistët thonë se stanjacioni ekonomik në eurozonë mund ta ngrejë edhe më shumë nivelin e papunësisë në muajt e ardhshsëm.

Blloku është përpjekjur të nxisë rritjen ekonomike ndërsa lufton krizën e borxhit, tani në vitin e tretë.
 
Statistikat e reja të papunësisë shpalosin pabarazinë e gjerë të gjendjes ekonomike të vendeve të veçanta në eurozonë, me vendet e zhytura në borxhe që kanë edhe nivele më të larta të papunësisë.

Spanja regjistroi një nivel papunësie prej më shumë se 24 për qind, ndërsa Greqia gati 22 për qind pasuar nga Portugalia me më shumë se 15 për qind në muajt e fundit.
 
Në kontrast, Gjermania ka një nivel papunësie prej 5.4 për qind, ndërsa Luksemburgu, Hollanda dhe Austria kanë nivele edhe më të ulëta. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)