29 Prill 2024

Papunësia në Eurozonë arrin në nivel rekord

Bruksel, 1 shkurt - Përqindja e papunësisë në zonën euro regjistroi nivelin më të lartë historik në muajin dhjetor 2011 me 10,4 për qind të popullsisë aktive, sipas të dhënave të publikuara sot nga zyra evropiane e statistikave Eurostat.

Ky rekord i ri është arritur që prej muajit nëntor, ndërkohë që Eurostat kishte rishikuar në rritje përqindjen e papunësisë që prej këtij muaji me 10,4% nga 10,3 për qind muajin e mëparshëm.

Ky nivel papunësie është konform parashikimeve të analistëve të pyetur nga agjencia e lajmeve Dow Jones Newswires.

Bëhet fjalë për muajin e tetë radhazi gjatë të cilit papunësia arriti dhe kaloi pragun 10 për qind në zonën euro.

Sipas llogaritjeve të Eurostat, 16,469 milionë persona ishin të papunë në zonën euro në muajin dhjetor, rreth 20 000 më shumë se në muajin nëntor.

Spanja vazhdon të jetë vendi ku përqindja e papunësisë është më e larta me 22,9 për qind, ashtu si në muajin e mëparshëm, para Greqisë me 19,2 për qind.

Shkalla e Papunësisë në Francë me 9,9 për qind është rritur në raport me muajin nëntor me (9,8 për qind. Në Gjermani përqidja e papunësisë ka mbetur e pandryshuar me 5,5 për qind.

Për gjithë Bashkimin Evropian, përqindja e papunësisë mbetet e qëndrueshme në muajin dhjetor në raport me muajin nëntor me 9,9 për qind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)