29 Prill 2024

Papandreu i sigurt se do të nxirrte Greqinë nga kriza ekonomike

Athinë, 5 shtator - Kryeministri socialist grek, Jorgos Papandreu konfirmoi se ishte i sigurt se partia e tij do të nxirrte Greqinë nga kriza ekonomike dhe borxhi, në një konferencë kombëtare të Partisë Socialiste Greke (PASOK).

\"Ne do të vazhdojmë luftën, jo vetëm sepse ne besojmë se nuk ka zgjidhje tjetër, por gjithashtu sepse kemi besim në kapacitetet tona, në kapacitetet e helenizmit, në mundësitë e vendit tonë. Jam i sigurt se ne do t\'ia dalim\'\', deklaroi ai në fjalimin e tij.

\"Qytetarët do të na gjykojnë në vitin 2013 dhe deri atëherë ne do të kemi zbatuar shumë reforma të rëndësishme që do të vendosin bazat e një zhvillimi të ndryshëm të Greqisë në të ardhmen\'\', shtoi ai.

Kryeministri akuzoi gjithashtu ish-kryeministrin konservator si përgjegjësin kryesor të krizës financiare aktuale.

Vitin e kaluar Athina përfitoi një plan ndihme prej 110 miliardë eurosh nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Gjatë samitit të 21 korrikut, vendet e zonës euro pranuan dhënien e një kredie prej 109 miliardë eurosh për Greqinë.

Përfaqësuesit e Troikës (BE, BCE dhe FMN) me mision në Athinë përmendën dje progrese dhe i dhanë 10 ditë kohë qeverisë për avancimin e reformave strukturore në vend.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)