29 Prill 2024

Panairi i Turizmit, 70 vende te reja të punës

Prishtinë, 14 shtator - Në Prishtinë organizohet sot panairi i Punës për Sektorin e Turizmit. Janë mbi 70 vende pune që ofrohen nga kompanitë prezantuese.
USAID-i me programet e tij po mundohet ta zbus papunësinë në Kosovë, ka thënë me këtë rast Mary Bridges nga Programi për Ndërmarrje Private i USAID-it.

Ajo potencoi se cdo vit janë mbi 30 mijë nxënës që dalin nga shkollat e mesme, kurse në dispozicion i kanë vetëm 3000 vende pune.

“Këto janë statistika tronditëse, andaj kam kënaqësinë që jam sot këtu, më vjen shumë mirë që shoh kaq shumë përfaqësues të kompanive vendore që marrin pjesë në panair dhe me sa kuptova janë më shumë se 75 vende të lira pune sot”, tha Bridges.

Bashkë organizatore e panairit me Usaid-in është kompania MDA. Përfaqësuesja Florina Salihu u shpreh e kënaqur me numrin e ofertave për punë:

Ndërkaq Dëfrim Rifaj nga Ministria e Tregtisë shprehu dëshirën që numri i të punësuarve të jetë sa më i madh:

Panairi është njëditor dhe interesimi i punë-kërkuesve të cilët i mbushnin aplikacionet dukej i lartë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)