07 Maj 2024

Pako e re fiskale ofron lehtësira dhe mbështetje për bizneset

Prishtinë, 22 tetor - "Në kuadër të hartimit të pakos së re fiskale, e cila ofron lehtësira dhe mbështetje për bizneset, Ministria e Financave ka filluar me masat e para të implementimit të saj", tha Ministri i Financave Bedri Hamza, sot në konferencën për media.

Ministri Hamza tha se Ministria e Financave ka marrë tri vendime të rëndësishme, të cilat ndikojnë në përmirësimin e ambientit për biznesin.

MF ka marr vendim për uljen e normës së interesit të ngarkuar për pagesat e vonuara tatimore në 15 për qind për vit, duke zbritur nga 18 për qind sa ishte për vit më parë, për rritjen e normës së interesit të paguar për ri-mbursimet e vonuara në 2.4 për qind për vit, duke ngritur prej 1.8 për qind sa ishte për vit më parë, si dhe është vendosur për rritjen e normës së interesit të paguar për ri-pagesat e tatimit të kontestuar të mbajtur nga ATK-ja, në 2.4 për qind për vit, duke ngritur prej 1.8 për qind sa ishte për vit më parë.

Këto masa do të ndikojnë te biznesi, që më lehtë dhe më me pak shpenzime t’i kryejnë  obligimet ndaj Administratës Tatimore të Kosovës”.

Ministri Hamza gjithashtu tha se është themeluar grupi punues, i cili do ta hartojë bazën ligjore për themelimin e Divizionit të Ankesave ndaj Doganës, Administratës Tatimore dhe Tatimit në Pronë.

"Ministria e Financave bashkë me Doganën e Kosovës me qëllim të lehtësimit të qarkullimit të lirë të mallit me procedura administrative doganore sa më të thjeshta, kanë vendosur që nga data 24 tetor 2011 e tutje dokumentet të cilat do të kërkohen për t’ju bashkangjitur deklaratës unike doganore me rastin e importit te mallit do të jenë: Fatura në bazë të së cilës deklarohet vlera doganore e mallrave, kur kërkohet, deklarata për vlerat doganore të mallrave, dokumentet e kërkuara për aplikimin e aranzhimeve preferenciale tarifore (EUR 1), si dhe certifikata  dhe licencat e ndryshme të cilat janë obligative sipas ligjeve vendore”, tha Hamza.

Ministria e Financave, në kuadër të këtyre reformave fiskale për të ju ardhur në ndihmë bizneseve sipas tij ka sjellë edhe Ligjin për Akcizën në Produkte të duhanit i cili është aprovuar në Kuvend në leximin e dytë.

Me këtë ligj Hamza ka thënë së është rregulluar mënyra e pagesës së tatimit të akcizës në produkte të duhanit, që është prodhuar, importuar dhe shitura në territorin e Republikës së Kosovës.

Tani me ligjin e ri momenti i inkasimit të tatimit akcizës do të jetë në momentin e doganimit të mallit për importues, ndërsa për prodhues në momentin e nxjerrjes në treg.

"Kjo mënyrë e inkasimit do të jetë një  lehtësim i madhe për importuesit dhe prodhuesit për arsye se do të kenë mundësin të punojnë me mjetet të cilat kanë qenë të shtyrë që në emër të tatimit të akcizës ti paguajnë para se mallin ta posedoje dhe që është më e rëndësishmja  do të jemi në harmoni me Konventën dhe Direktivat e lartë cekura. Ky është edhe një sinjal i mirë që dërgojmë te investuesit e huaj të kësaj industrie”, ka theksuar Ministri i Financave, Bedri Hamza.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)