28 Mars 2024

Pagesa e pensioneve behët nesër

Prishtinë, 17 tetor - Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) ka njoftuar të gjithë pensionistët se pagesa e pensioneve e paraparë të bëhej sot, është shtyrë për ditën e nesërme.

Arsyeja e shtyerjes sipas MFPT-së është aplikimi i shtesës prej 100 euro sipas vendimit të Qeverisë në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin, për të cilën ka qenë i nevojshëm një proces shtesë verifikimi.

"Duke shpresuar në mirëkuptim të të gjithë përfituesve, ju sigurojmë se stafi i ministrisë është duke punuar intenzivisht ashtu që ekzekutimi i pensioneve me shtesën prej 100 euro të bëhet nesër që në sesionin e paradites", ka deklaruar MFPT.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)