28 Prill 2024

Paga mesatare në Serbi arrinë në 353 euro

Beograd, 29 prill - Neto fitimi mesatar në Serbi në mars arrin 35.777 dinarë  apo 353 euro, që realisht është për 6,4 për qind më pak, ndërsa nominalisht për 6,8 për qind më shumë në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.

Fitim më të madh kanë banorët e Beogradit të Ri, të cilët në mesatare kanë rreth 550 euro, derisa paga mesatare në kryeqytetin e Serbisë arrin 440 euro.

Të ardhura jashtëzakonisht të larta, për mesataren e Serbisë, kanë banorët e Komunës Lajkovac, duke iu falënderuar minierës Kollubara, ku paga mesatare lëvizë rreth 500 euro.

Sipas statistikës, në Serbi më së shumti paguhet puna në sektorin e naftës dhe gazit, ku pagat arrijnë në thuajse 1.000 euro, pas çka vijojnë veprimtaritë shërbyese dhe xehetaria. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)