05 Maj 2024

Oxfam: Ndryshimet klimaterike, pasoja në ekonomi

New York, 31 maj - Çmimet e ushqimit bazë pritet që të dyfishohen në 20 vitet e ardhshme. Ky është përfundimi i Oxfam, një organizatë e famshme amerikane jo-qeveritare.

Sipas Oxfam çmimet e ushqimeve bazë do të jenë të pakontrollueshme në rast së nëse liderët botërorë nuk do të ndërmarrin masa për të shtuar kontrollet ndaj çmimeve.

Oxfam ndër të tjera parashikon se gjysma e kësaj rritjeje do të jetë si pasojë e ndryshimeve klimaterike.

Ndërkohë në muajin dhjetor pritet të mbahet një samit i OKB-së në lidhje me ndryshimet klimaterike. Oxfam është shprehur se në këtë samit duhet të përpilohen projekte konkrete në lidhje me politikat e çmimeve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)