05 Maj 2024

OSBE publikon vendimet e gjykatave për çështjet pronësore

Prishtinë, 6 qershor - Misioni i OSBE-së në Kosovë në bashkëpunim me Gjykatën Supreme të Kosovës, do të organizojnë një ngjarje të hënën, më 6 qershor, për të publikuar përmbledhjen e vendimeve kryesore të Gjykatës Supreme që kanë të bëjnë me çështjet pronësore.

Kryetari i Gjykatës Supreme Fejzulla Hasani dhe Zëvendës Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë Edward P. Joseph do ta drejtojnë këtë ceremoni.

Ngjarja do të fillojë në orën 10 në sallën e konferencave të Gjykatës Supreme. Pas përfundimit do të shtrohet një koktej për të pranishmit.

Kjo përmbledhje përmban 50 vendime të përzgjedhura të Gjykatës Supreme të Kosovës, të shtypura në gjuhën shqipe dhe serbe.

Kjo do t’iu ofrojë gjykatësve të gjykatave të niveleve më të ulëta një burim me vendimet e mëparshme të Gjykatës Supreme, gjë që do t’i rrisë njohuritë dhe përvojën e tyre si dhe do të kontribuojë në përmirësimin e mbrojtjes së të drejtave pronësore për të gjitha komunitetet në Kosovë.

Misioni i OSBE-së në Kosovë gjithashtu do t’i shpërndajë këto përmbledhje në gjykatat komunale dhe të qarkut në tërë Kosovën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)