16 Maj 2024

Olli Rehn thekson forcimin e bashkimit ekonomik dhe monetar

Paris, 15 gusht - Komisioneri i BE-së për çështjet ekonomike dhe monetare Olli Rehn thotë se Eurozona ndodhet në një "moment kyç".

Sipas tij kriza e borxheve theksoi rëndësinë për të rindërtuar dhe forcuar bashkimin ekonomik dhe monetar, por njëkohësisht thekson Rehn, duhen krijuar kushtet për të.

Në një shkrim të botuar në "The Wall Street Journal", Olli Rehn thekson se makroekonomia në Europë është e paekuilibruar, në një kohë që Irlanda, Portugalia dhe Greqia po zhvillojnë reforma strukturore.

Rehn vuri në dukje se mekanizmi i përhershëm europian i stabilitetit do të jetë së shpejti aktiv, ndërsa shtoi se liderët e Eurozonës mbeten të angazhuar për të përdorur mjetet ekzistuese politike për të siguruar stabilitetin e tregjeve financiare.

Nga ana tjetër, Banka Qendrore Europiane deklaron se do të bëjë çdo përpjekje për të mbrojtur Eruon. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)