15 Maj 2024

OEK-u mobilizohet për “Trepçën”

Prishtinë, 20 janar -  “Trepça”, me të gjitha resurset  nëntokësore mbitokësore, është shansi më i madh për perspektivën dhe stabilitetin ekonomik të Kosovës.

Ky ishte njëri nga  vlerësimet që doli nga takimi i Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës me Ferat Shala, drejtor menaxhues i kompleksit “Trepça”, i mbajtur të premten në Prishtinë.

Çështje kryesore për të cilën u bisedua gjatë takimit ishte gjendja aktuale në “Trepçë” dhe perspektiva e saj në kornizën legjislacionit të Kosovës, por edhe të zhvillimeve në tregun ndërkombëtar të metaleve.

U potencua se korniza ligjore duhet të plotësohet edhe më tutje, meqenëse ajo ekzistuese nuk hap mundësinë që në “Trepçë” të implementohen të gjitha idetë dhe nisiativat që burojnë nga kuadrat e saj.

Ndërkaq, gjendja në treg është shumë e përshtatshme, meqenëse në vazhdimësi është dhe po rritet kërkesa për plumb dhe zink, kurse çmimi i tyre është në ngritja.

Ky është shansi për “Trepçën”, u tha në këtë takim. Prandaj po krijohet ambienti që përmes partneritetit, me qëllim të investimeve për aftësimin e  kapaciteteve përpunuese të këtij kompleksi.

Me qëllim të arritjes së këtyre synimeve duhet avancuar  format e komunikimit me Agjencionin Kosovar të Privatizimit, si edhe inkuadrimin e saj për rritjen e vlerës së “Trepçës”, kryesisht përmes investimeve në xehetari dhe në kompleksin e përpunimit.

“Jemi të mobilizuar që të bëjmë studimin fizibilitetit që duke investuar 40-50 milionë euro, të futet në funksion i tërë kompleksi Artanë – Kizhnicë, duke ofruar nivel të lartë për mbrojtjen e  ambientit.  Sa i përket risive të tjera, po përmendi hapjen e Muzeut të Gjeologjisë në Stan Tërg, si edhe të vazhdojmë punësimin e të rinjve”, ka thënë Ferat Shala.

Në “Trepçë” vjet janë punësuar 258 punëtorë të rinj, të cilët paraprakisht janë trajnuar dhe janë licencuar për punë në të gjitha linjat e prodhimit. Tash kompleksi punëson 1.507 veta.

“Jam i impresionuar me zhvillimet që po ndodhin në kompaninë,e cila është me interes jetik për zhvillimin qëndrueshëm ekonomik të Kosovës.  Informatat që u paraqitën gjatë këtij takimi më trimërojnë dhe më nxisin edhe më shumë që  Oda Ekonomike e Kosovës gjatë tërë vitit të jetë e angazhuar për të ndihmuar ‘Trepçën’ dhe njerëzit që përmes fakteve dhe të arriturave po demantojnë vlerësimet e menjëhershme se ajo është ‘dinosaur i Kosovës’."

"Unë i përgëzoj për këtë  përkushtim dhe ju premtoj se do të lobojmë për kompletimin kornizës ligjore, e cila mundëson aktivizimin e këtij kompleksi, përkatësisht  që ajo të konsolidohet dhe të shpëtoj  nga privatizimi i ngutshëm dhe që pasuria e saj të mos  përdoret për mbulimin e kërkesave  nga pretendentë të dyshimtë, apo për spastrimin e llogarive të mëhershme, pjesë e të cilave nuk ka qenë  ‘Trepça’ e sotme, e as njerëzit që aktualisht punojnë aty.  Në këtë drejtim Oda ekonomike e Kosovës do të jep përkrahje të plotë dhe pa asnjë rezervë”, ka deklaruar Safet Gërxhaliu, kryetar i OEK-ut.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)